• вторник, 20 август 2024

Uragani "Ernesto" arriti në bregun lindor të SHBA-së dhe Kanadasë

Uragani

Uashington, 19 gusht 2024 (MIA) - Uragani "Ernesto" i cili këtë fundjavë ndodhej rreth 225 kilometra në verilindje të Ishullit të Bermudës, pritet që deri në mbrëmjen e sotme të arrijë në bregun e SHBA-së dhe Kanadasë.

Për shkak të madhësisë së stuhisë dhe lëvizjes së ngadaltë, erërat tropikale vazhduan edhe të dielën, deklaruan autoritetet e Ishullit të Bermudës.

"Qendra amerikane për mbikëqyrje të uraganeve kumtoi për valët dhe rrymën e rrezikshme në bregun lindor të SHBA-së dhe Kanadasë. Pritet që deri të hënën në mbrëmje "Ernesto" të kalojë afër pjesës juglindore të Njufaundlendit dhe mund të arrijë përsëri fuqinë e uraganit", thuhet në kumtesë.

"Ernesto" është stuhia e pestë tropikale që u emërua këtë sezon dhe stuhia e tretë në Atlantik këtë vit. Uragani më herët goditi pjesën verilindore të rajonit të Karaibeve, pas çka në Porto Riko la dhjetëra mijëra njerëz pa ujë.

Qendra kombëtare e uraganeve paralajmëroi për erëra të forta, rritje të rrezikshme dhe përmbytje të konsiderueshme në zonat bregdetare të Bermudës.

"Ernesto" i detyroi banorët e këtyre ishujve të qëndronin në shtëpi, ndërsa më shumë se 23.000 njerëz, sipas autoriteteve lokale, të shtunën mbetën pa energji. Shpejtësia maksimale e qëndrueshme e erës deri në fund të së shtunës është ulur në 110 km/h. Qendra e uraganit ndodhej rreth 225 km në verilindje të Ishullit të Bermudës me drejtim të lëvizjes veri-verilindje dhe me shpejtësi deri në 13 km/h).

Sipas Qendrës në Bermuda pritet që reshjet të arrijnë nga 17 deri në 22.5 centimetra kubë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан