• среда, 21 август 2024

SHBA: Irani qëndron pas tentimit për hakerimin e fushatës së Trampit dhe Bajden- Haris

SHBA: Irani qëndron pas tentimit për hakerimin e fushatës së Trampit dhe Bajden- Haris

Uashington, 20 gusht 2024 (MIA) - Qeveria e SHBA-së ka konkluduar se qeveria iraniane qëndron pas hakerimit dhe rrjedhjes së të dhënave kundrejt fushatës presidenciale të kandidatit republikan Donald Tramp dhe fushatën e presidentit amerikan Xhozef Bajden si dhe kandidates demokrate Kamala Haris, kumtuan nga FBI dhe agjenci të tjera të inteligjencës amerikane.

FBI e informoi Trampin mbi gjetjet e saj paraprake pasi mediat publikuan se kishin marrë dokumente për të cilat besohej se ishin nga profili i një funksionari të lartë të fushatës së Trampit, ndërsa selia e Kamalla Harisit kumtoi se hakerët kanë qenë të pasuksesshëm në përpjekjet e tyre për të hakuar fushatën e saj, transmeton Si-En-En.

"Bashkësia ndërkombëtare është e bindur se përmes inxhinierisë sociale dhe përpjekjeve të tjera, iranianët kërkuan qasje tek individët me qasje të drejtpërdrejtë në fushatat presidenciale të të dyja partive politike. Aktivitete të tilla kanë për qëllim të ndikojnë në procesin zgjedhor të SHBA-së", theksohet në kumtesën e FBI-së, Zyra e drejtorit të Shërbimit të inteligjencës kombëtare dhe të Agjencisë së sigurisë kibernetike dhe sigurisë së infrastrukturës.

Shtohet se një qasje e tillë nuk është e re dhe se Irani dhe Rusia e kanë përdorur këtë taktikë jo vetëm në SHBA gjatë këtij cikli zgjedhor dhe të mëparshëm, por edhe në vende të tjera të botës.

Misioni i Iranit në KB i hodhi poshtë, siç i quajti ajo "të pabaza" pretendimet se Irani qëndron pas operacionit të hakerimit.

"Akuza të tilla janë të pabaza. Republika Islamike e Iranit nuk ka as qëllim dhe as motiv për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Përderisa qeveria amerikane beson sinqerisht në vlefshmërinë e pretendimeve të saj, ajo duhet të na ofrojë prova përkatëse", kumtoi misioni i përhershëm i Iranit në KB për Si-En-En. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан