• четврток, 22 август 2024

Hovenier: Sfidat me Qeverinë e Kurtit u reflektuan në cilësinë e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës

Hovenier: Sfidat me Qeverinë e Kurtit u reflektuan në cilësinë e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës

Prishtinë, 21 gusht 2024 (MIA) - Ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier deklaroi se SHBA-ja mbetet e përkushtuar në ndihmën për popullin e Kosovës, edhe përkundër veprimeve "sfiduese" të qeverisë së kryesuar nga kryeminitri Albin Kurti, të cilat, sipas tij, "u reflektuan në cilësinë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Pas nënshkrimit të një marrëveshje për grantin 34.milionë dollarë ndërmjet Kosovës dhe USAID-it, Hovenier në daljen para mediumeve kërkoi që Qeveria e Kurtit t'i kthehet dialogut konstruktiv me SHBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

"Shumë prej jush keni parë raportin në media për dallimet e tashme ndërmjet ShBA-së dhe anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës për disa veprime të cilat janë udhëhequr nga qeveria e kryeministrit Kurti. Siç kam thënë javën e kaluar po përballemi me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë. Ashtu siç zëdhënësi i Departamentit të Shtetit më herët, Qeveria amerikane shpreson se po citoj “Qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me SHBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë të Kosovës", ka thënë Hovenier.

Ai tutje tha se edhe pse disa fusha të bashkëpunimit me qeverinë Kurti mbesin më pak pozitive se që do të kishin shpresuar, përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë, i hekurt si gjithmonë.

Megjithatë, sipas tij, ky përkushtim ndaj popullit të Kosovës nuk vlen domosdo për ndonjë qeveri të caktuar, për zgjedhjet apo veprimet politike të asaj qeverie.

Në intrervistë për Radion Evropa e Lirë javën e kaluar, Hivenier tha sse ekziston rrezik real lidhur me hapjen e urëss në Mitrivicë në këtë moment, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë edhe ata amerikanë.

 

Остани поврзан