• четврток, 22 август 2024

Qeveria e Ficos i ka hedhur poshtë kritikat e KE-së për sundimin e ligjit në Sllovaki

Qeveria e Ficos i ka hedhur poshtë kritikat e KE-së për sundimin e ligjit në Sllovaki

Bratisllavë, 21 gusht 2024 (MIA) - Qeveria sllovake sot i hodhi poshtë kritikat e Komisionit Evropian lidhur me gjendjen e sundimit të ligjit në vend, duke i cilësuar ato “të rreme”.

Mediat britanike raportojnë se në raportin e tij vjetor mbi sundimin e ligjit të publikuar muajin e kaluar, Komisioni Evropian shprehu shqetësimin për reformën e legjislacionit penal, pezullimin e prokurorisë speciale që merret me korrupsionin dhe pavarësinë e pamjaftueshme të gjyqësorit dhe medias në Sllovaki.

“Ne besojmë se kapitulli vjetor i situatës në fushën e sundimit të ligjit në Sllovaki është i pabalancuar dhe në disa pjesë edhe drastikisht i gabuar”, thuhet në dokumentin e qeverisë sllovake në lidhje me raportin e BE-së.

Edhe krahas dialogut intensiv me Komisionin Evropian, Qeveria sllovake, e udhëhequr nga partia populiste SMER-SSD nën udhëheqjen e kryeministrit Robert Fico, pretendon se nuk ka pasur mundësinë të komentojë informacionet nga burime të treta që janë përdorur në raportin përfundimtar të KE-së.

“Vlerësimet e shumta në raport bazohen në artikujt e tre gazetave të përditshme që kanë politikë editoriale antiqeveritare”, thuhet në dokument. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан