• четврток, 22 август 2024

Borrell: Ofensiva në Kursk është goditje e rëndë për Putinin

Borrell: Ofensiva në Kursk është goditje e rëndë për Putinin

Bruksel, 21 gusht 2024 (MIA) - Shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Zhosep Borrell e quajti sot ofensivën e Ukrainës në Kursk “goditje të rëndë” për presidentin rus Vladimir Putin.

Borrell gjithashtu u prononcua edhe për heqjen e kufizimeve territoriale për përdorimin e armëve të furnizuara nga vendet perëndimore në Ukrainë. Disa vende donatore këmbëngulën që armët e tyre të përdoren vetëm në territorin ukrainas.

"Ofensiva ukrainase në Kursk është një goditje e rëndë për narrativën e presidentit rus Putin. Heqja e kufizimeve në përdorimin e kapaciteteve kundër ushtrisë ruse e përfshirë në agresionin kundër Ukrainës, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, do të kishte disa efekte të rëndësishme: forcimin e vetëmbrojtjes së Ukrainës, shpëtimin e jetëve dhe avancimin e përpjekjeve për paqe", shkroi Borrell në X.

Ai theksoi edhe një herë se BE-ja mbështet plotësisht luftën e Ukrainës kundër agresionit rus. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан