• четврток, 22 август 2024

Në afërsi të ishullit grek Lezbos u shpëtuan 115 emigrantë

Në afërsi të ishullit grek Lezbos u shpëtuan 115 emigrantë

Athinë, 21 gusht 2024 (MIA) - Në pjesën detare jugperëndimore të ishullit grek Lezbos janë shpëtuar 115 emigrantë, pasi anija me të cilën ishin transportuar u gjend në pozitë të vështirë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga shërbimi bregdetar i Greqisë njoftojnë se pasi u njoftua për problemet e anijes, menjëherë ndërhynë me dy patrullë dhe një anije patrullimi dhe shpëtuan emigrantët, prej të cilëve 67 burra, 27 gra dhe 21 fëmijë.

Të gjithë, të sigurt u tranferuan në portin e ishullit, ndërsa nga atje në qendrën e pritjes për refugjatë dhe emigrantë. qa/

 

Остани поврзан