• четврток, 22 август 2024

Zjarrfikësit turq luftuan me 306 zjarre gjatë katër ditëve të fundit

Zjarrfikësit turq luftuan me 306 zjarre gjatë katër ditëve të fundit

Ankara, 20 gusht 2024 (MIA) - Shërbimet zjarrfikëse turke reaguan në 306 zjarre pyjore dhe të qytetit gjatë katër ditëve të kaluara, me çka me sukses shuan 304 nga ato, njoftoi dje Drejtoria turke e Komunikimeve. 

Lufta kundër zjarreve pyjore vazhdon në shumë rajone në vend, me përpjekje të konsiderueshme ndaj zjarreve në rajonet Izmir dhe Muglla. 

Në rajonin Menderes në rrethin Izmir, ekipet po shuajnë zjarrin që kishte filluar para dy ditëve në një rajon pyjor. Kundër zjarrit janë drejtuar forca të rëndësishme të ekipeve ajrore dhe tokësore. Në shuarjen e zjarrit morën pjesë pesë aeroplanë dhe tetë helikopterë. 

Ekipet zjarrfikëse ajrore dhe tokësore janë aktive edhe në rajonet Jatagan dhe Ulla në rrethin Muglla. Gjatë natës aty ishin aktivizuar tre helikopterë të pajisur me pajisje për shikim gjatë natës, ndërsa kundër zjarrit në Ulla punon edhe një aeroplan amfib nga Azerbajxhani i cili ka kryer 12 fluturime dhe ka hedhur 114 tonë ujë mbi zjarrin. fc/

Fotografia: Anadollia

Остани поврзан