• петок, 23 август 2024

Mediat serbe: Drejtori i CIA-s është për vizitë në Beograd

Mediat serbe: Drejtori i CIA-s është për vizitë në Beograd

Beograd, 22 gusht 2024 (MIA) - Pas vizitës në Sarajevë, drejtori i Agjencisë qendrore të inteligjencës amerikane (CIA) Uiliam Barns arriti në Beograd. Nuk ka asnjë informacion zyrtar për vizitën e Barnsit në Serbi, por dihet se cilat janë temat në tryezë, raportojnë mediat e Beogradit.

Ish diplomati dhe ish ambasadori i SHBA-së në Rusi, ndërsa tani një figurë kyçe në administratën e presidentit amerikan Xhozef  Bajden, Uiliam Barns e filloi "turnenë e tij ballkanik" me një vizitë në Bosnje e Hercegovinë.

Barns arriti në kryeqytetin e Sarajevës me 20 gusht, ku u takua me kolegë nga bashkësia e inteligjencës, anëtarë të presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të atij vendi.

Një përfaqësues i qeverisë amerikane konfirmoi për TV N1 Sarajevë se ata diskutuan për çështje me interes të përbashkët, të cilat përfshijnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës. Gjithashtu, ata diskutuan për "retorikën dhe veprimet shqetësuese secesioniste të presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe Qeverisë së Republikës Sërpska", deklaroi më parë një përfaqësues i qeverisë së SHBA-së për TV N1 Sarajevë. rq/

Foto: EPA

 

 

Остани поврзан