• петок, 23 август 2024

Mediat amerikane: Robert F. Kenedi Junior tërhiqet nga gara për president, votat do t'ia japë Trampit

Mediat amerikane: Robert F. Kenedi Junior tërhiqet nga gara për president, votat do t'ia japë Trampit

Uashington, 22 gusht 2024 (MIA) – Kandidati për president Robert F. Kenedi Junior pritet të largohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë, publikojnë mediat amerikane ku njëherësh kandidati i pavarur është planifikuar të mbajë një fjalim të madh këtë javë.

"Nju jork tajms" dhe "Si-en-en" publikuan se Kenedi, mbështetja të cilit ishte 8.7 për qind në një anketë nga "Hill" në mbarë vendin këtë javë do të mbështesë kandidatin republikan Donald Tramp pas tërheqjes.

Analistët thonë se në garën e ngushtë mes demokrates Kamala Haris dhe Trampit për postin presidencial, votat e mbështetësve të Kenedit mund të përcaktojnë madje rezultatin në disa shtete.

Kenedi është avokat për mjedisin jetësor dhe skeptik ndaj vaksinave, fushata e të cilit ka luftuar për të fituar tërheqje mes votuesve mejnstrim.

Fushata e tij mbrëmë kumtoi se të premten ai do t'i drejtohet kombit nga shteti i Arizonës, ku Trampi është planifikuar gjithashtu të mbajë një aktivitet parazgjedhor atë ditë.

"Kandidati i pavarur presidencial Robert F. Kenedi Junior të premten do t'i drejtohet kombit drejtpërdrejt për këtë moment historik dhe rrugën e tij përpara", thuhej në kumtesën e shkurtër të fushatës.

"Nju jork tajms" dje citoi tre burime anonime se Kenedi do t'i japë fund fushatës së tij dhe potencialisht do të mbështesë Trampin.

Si-en-en citoi dy burime anonime të cilët publikuan se Kenedi pritet të ndërpresë fushatën e tij të premten. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан