• петок, 23 август 2024

Tim Uollc edhe formalisht e pranoi nominimin e demokratëve për nënpresident të SHBA-së

Tim Uollc edhe formalisht e pranoi nominimin e demokratëve për nënpresident të SHBA-së

Uashington, 22 gusht 2024 (MIA) – Tim Uollc, i zgjedhur nga Kamalla Harris për nënpresident të saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor, zyrtarisht e pranoi nominimin e demokratëve. 

“Nderi më i madh në jetën time është që ta pranoj nominimin tuaj për nënpresident të SHBA-së”, tha ai në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago. Fjalimi i tij ishte transmetuar drejtpërdrejt në kanale televizive amerikane të lajmeve. Uollc guvernatori 60-vjeçar i Minesotës mori brohoritje nga publiku në sallë ku e mbajti fjalimin e tij.

“Të gjithë jemi sot këtu për një arsye të shkëlqyeshme, të thjeshtë – e duam këtë vend”, tha ai.

Në fjalimin e tij, Uollci e falënderoi presidentin amerikan Xho Bajden për “katër vjet lidership të fuqishëm, historik” dhe Harrisin “për votimin për besimin në mua dhe që më ftoi të marr pjesë në këtë fushatë të paparë”. fc/

Остани поврзан