• четврток, 22 август 2024

Pothuajse tre të katërtat e kompanive gjermane duan të mbajnë mundësinë e punës nga shtëpia

Pothuajse tre të katërtat e kompanive gjermane duan të mbajnë mundësinë e punës nga shtëpia

Munih, 20 gusht 2024 (MIA) - Pothuajse tre të katërtat e kompanive gjermane në të cilat është e mundur angazhimi nga shtëpia duan të mbajnë këtë model pune, sipas një raporti të publikuar sot nga Instituti i hulumtimeve ekonomike IFO me bazë në Munih.

“Këto rezultate hedhin poshtë pretendimin se trendi i punës në zyrë po kthehet”, komenton hulumtuesi i Institutit Zhan - Viktor Alipour.

Siç thuhet, 74 për qind e kompanive gjermane duan të mbajnë variantin e punës nga shtëpia, 12 për qind planifikojnë ta rregullojnë më tej atë me udhëzime më të rrepta dhe vetëm katër për qind për ta shfuqizuar plotësisht. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан