• петок, 23 август 2024

Nga 1 shtatori rregulla më të rrepta në aeroportet e vendeve anëtare të BE-së

Nga 1 shtatori rregulla më të rrepta në aeroportet e vendeve anëtare të BE-së

Berlin, 22 gusht 2024 (MIA) - Rregulla më të rrepta për lëngjet dhe kremrat në valixhet e dorës përsëri do të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori në të gjitha aeroportet në Bashkimin Evropian, njofton Aeroporti i Frankfurtit.

Me rregullat e reja pasagjerëve do t'u lejohet të mbajnë lëngje ose kremra deri në 100 mililitra, të paketuara në një qese plastike me një vëllim maksimal prej një litri. Ilaçet dhe ushqimi i lëngshëm për fëmijët përjashtohen nga rregullat e reja.

Rregullat e sigurisë për lëngjet dhe kremrat u prezantuan për herë të parë në vitin 2006. Rregullat u lehtësuan në disa aeroporte ku bagazhet mund të kontrolloheshin duke përdorur skanerë. Por, rifutja e masave më të rrepta është për shkak se BE-ja dyshon në besueshmërinë e skanerëve të rinj. qa/

Foto: arkivi i MIA-s



Остани поврзан