• петок, 23 август 2024

Qeveria e Kosovës beson se mbajtja e masave të BE-së në fuqi është e pakuptimtë: Duhet menjëherë të hiqen

Qeveria e Kosovës beson se mbajtja e masave të BE-së në fuqi është e pakuptimtë: Duhet menjëherë të hiqen

Prishtinë, 22 gusht 2024 (MIA) - Qeveria e Kosovës thotë se është e pakuptimtë mbajtja në fuqi e masave ndëshkuese ndaj Kosovës me gjithë rekomandimin pozitiv të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Zhosep Borrell, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit të parë për eurointegrime, Besnik Bislimi, tha se "masat janë të padrejta që nga dita e parë" dhe duhet të hiqen menjëherë dhe në mënyrë të plotë.

"Mbajtja ende në fuqi e këtyre masave përkundër rekomandimit pozitiv nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Zhosep Borrell tashmë është e pakuptimtë. Ishte vetë letra e Borrellit e 3 qershorit 2023, ajo që vendosi kushtet për vendosjen e masave ndaj Kosovës, që pasoi me marrëveshjen e Bratisllavës. Tani vetë përfaqësuesi i lartë Borrell, i cili i ka propozuar fillimisht ato, ka më shumë se një muaj që ka konstatuar se të gjitha kushtet janë përmbushur dhe masat duhet të hiqen. Meqë është konstatuar përmbushja e kushteve, nuk ka nevojë as për heqje graduale, e hiç më pak për mbajtjen e tyre, por duhet largimi i plotë dhe i njëhershëm i masave”, deklaroi Kadiu për RTV21. 

Një ditë me parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi se vazhdojnë diskutimet e shteteve-anëtare të BE-së në Këshill për raportin e përfaqësuesit të lartë, për përmbushjen e kërkesave të BE-së nga Kosova, teksa i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pa koordinuar.

Masat ndaj Kosovë u vunë në qershor të vitit të kaluar pas tensioneve në pjesën veriore të Kosovës, me shumicë serbe, në kohën kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë, pasi serbët i bojktuan zgjedhjet, hynë në zyra në katër komunat në veri me mbështetjen e policisë së Kosovës. qa/

Остани поврзан