• петок, 23 август 2024

Shefi i CIA-s, Barns në Prishtinë në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Shefi i CIA-s, Barns në Prishtinë në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Prishtinë, 22 gusht 2024 (MIA) - Shefi i Agjencisë amerikane zbuluese (CIA), Uilliam Barns, i cili udhëtoi sot në Prishtinë, është xhiruar sot pasdite se si shkon në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në ndërtesën në të cilën ndodhet kabineti i saj, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Mediumet e Kosovës kumtuan fotografi nga arritja e kolonës së automjeteve para Presidencës, ndërsa më pas edhe nga vetë Barns si hyn në ndërtesë.

Vizita e shefit të agjencisë amerikane të zbulimit në Kosovë vjen pasi që qëndroi në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi.

Ambasada amerikane në Prishtinë paraprakisht nuk iu përgjigj pyetjes nëse Barns ndodhet për vizitë në Kosovë, ndërsa në pyetjen e njejtë të Radiops Evropa e Lirë nuk u prëgjigjën as Presidenca e Kosovës, as Ministria e Punëve të Brendshme.

Ekipi i REL të en jten në mesditë e fotografoi aeroplanin e armatës amerikane pranë zonës VIP në aeroportin në Prishtinë.

Besohet se Barns me këtë aeroplan udhëtoi nga Serajeva drejt Beogradit. Sipas ueb-faqes për ndjekje të fluturimeve, Fllajtradar (Flightradar), sot, 22 gusht, ky aeroplan udhëtoi nga Beogradi për në Bullgari, e më pas në Maqedoni të veriut dhe përfundimisht në Kosovë. ab/

Foto: Radio Evropa e Lirë

Остани поврзан