• петок, 23 август 2024

Putini konvokoi takim për shkak të Kurskut, janë evakuuar 133.190 rusë

Putini konvokoi takim për shkak të Kurskut, janë evakuuar 133.190 rusë

Moskë, 22 gusht 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin sot ka mbajtur takim me përfaqësues të lartë rus për pushtimin ukrainas mbi Kurskun.  

"Ju mblodha të bisedojmë për gjendjen që aktualisht po zhvillohet në rajonet kufitare të Rusisë", tha Putini në hapjen e mbledhjes. 

Edhe pse Moska deri tani është munduar të ulë rëndësinë e pushtimit të papritur ukrainas më 6 gusht, janë evakuuar 133.190 persona nga zona kufitare e “rrezikshme”, tha ushtruesi i detyrës së guvernatorit rajonal.

Zëvendëskryeministri i parë Denis Manturov shtoi se Qeveria e vlerësoi dëmin në bujqësi dhe industrisë në rajon pasi, siç tha, ofanziva ukrainase e Kurskut nuk tregon shenja të ngadalësimit. qa/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан