• петок, 23 август 2024

Aeroplani nga Korfuzi për në Londër bën ulje të detyrueshme në Romë për shkak të turbulencave

Aeroplani nga Korfuzi për në Londër bën ulje të detyrueshme në Romë për shkak të turbulencave

Athinë, 22 gusht 2024 (MIA) - Për shkak të turbulencave gjatë fluturimit mbi Italinë, një aeroplan nga ishulli i Korfuzit për në Londër ka bërë ulje të detyrueshme në Romë, ndërsa lëndime të lehta kanë marrë dy stjuardesa, bëri të ditur televizioni shtetëror grek ERT, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Aeroplani me 181 udhëtarë dje pasdite është nisur nga ishulli grek i Korfuzit, turbulencat janë paraqitur teksa ka qenë në hapësirën ajrore italiane, me çka piloti ka njoftuar kontrollin e fluturimit dhe ka marrë urdhër të aterojë menjëherë në aeroportin Fjumiçino të Romës.

Dy stjuardesa janë lënduar lehtë pasi humbën ekuilibrin dhe ranë teksa po përgatiteshin për t'u shërbyer pasagjerëve.

Asnjë nga udhëtarët nuk është lënduat dhe të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore kanë vazhduar udhëtimin e tyre për në Londër me një aeroplan tjetër të kompanisë. rq/

Foto: ERT

 

 

 

 

Остани поврзан