• петок, 23 август 2024

Në Pakistan u vranë të paktën dy vajza pas të shtënave ndaj një autobusi të shkollës

Në Pakistan u vranë të paktën dy vajza pas të shtënave ndaj një autobusi të shkollës

Islamabad, 22 gusht 2024 (MIA) - Dy vajza u vranë, ndërsa pesë fëmijë janë lënduar pasi një person i armatosur qëlloi ndaj një autobusi shkollor në Pakistan. 

Incidenti ka ndodhur në qytetin Atok, në provincën qendrore Penxhab, kur fëmijët udhëtonin drejt shkollës. 

Fëmijët e vdekur dhe të lënduar janë të moshës prej pesë deri dhjetë vjet. 

Motivi i krimit ende nuk dihet. fc/

Fotografia: EPA

Остани поврзан