• четврток, 22 август 2024

Pavell: Ukraina të pranohet në NATO me kufij të përkohshëm

Pavell: Ukraina të pranohet në NATO me kufij të përkohshëm

Pragë, 20 gusht 2024 (MIA) - Nuk ka nevojë të pritet vendosja e plotë e kontrollit të Kievit ndaj gjithë territorit të Ukrainës, vendi mund të pranohet në NATO me kufij të përkohshëm administrativ, deklaroi presidenti çek Petër Pavell. 

"Mendoj se vendosja e plotë e kontrollit ukrainas mbi të gjithë territorin e vendit nuk është kusht i domosdoshëm për pranimin në NATO. Nëse ka një demarkacion, të paktën do të vendoset një kufi administrativ dhe atëherë ne mund ta pranojmë atë kufi si të përkohshëm dhe ta pranojmë Ukrainën në Aleancën me territorin që do të kontrollojë në atë moment", tha Pavel në një intervistë për "Novinki".

Sipas mediave lokale, presidenti çek pret që Ukraina të negociojë për paqe me Rusinë në vitet e ardhshme. 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg më 5 korrik shfaqi shpresë se Ukraina do të bëhet anëtare e Aleancës Veriatlantike deri në vitin 2034. 

Moska njoftoi se hyrja e Ukrainës në NATO është e papranueshme për Rusinë në çfarëdo lloj forme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан