• четврток, 22 август 2024

Blinken mbërrin në Egjipt në bisedime për armëpushim në Gazë

Blinken mbërrin në Egjipt në bisedime për armëpushim në Gazë

Kairo, 20 gusht 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken sot ka mbërritur në qytetin egjiptian El Alamein si pjesë e turneut që synon të bindë palët në konflikt në Rripin e Gazës që të pranojnë armëpushimin e shoqëruar nga një shkëmbim pengjesh izraelitë për të burgosur palestinezë.

Shefi i diplomacisë amerikane ka arrit nga Tel Avivi, ku ka biseduar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Sipas Blinkenit, Netanjahu konfirmoi se "Izraeli pranon planin e kompromisit" për një armëpushim të iniciuar javën e kaluar nga Uashingtoni.

Sekretari amerikan i shtetit i bëri thirrje lëvizjes islamike palestineze "Hamas" "ta bëjë të njejtën". 

Blinken pritet të takohet me presidentin e Egjiptit Abdel Fatah al-Sisi dhe ministrin e Jashtëm Badr Abdelati. qa/

Foto: EPA

Остани поврзан