• четврток, 22 август 2024

Gjenden trupat e gjashtë pengjeve gjatë një operacioni të armatës izraelite në Gazë

Gjenden trupat e gjashtë pengjeve gjatë një operacioni të armatës izraelite në Gazë

Tel Aviv, 20 gusht 2024 (MIA) - Ushtria izraelite (IDF) bëri të ditur se ka gjetur trupat e gjashtë pengjeve në operacionin gjatë natës në Gazë. 

Trupat e pengjeve u gjetën në zonën Kan Junis në Gazë. Ata u rrëmbyen nga Hamasi më 7 tetor. Operacioni i shpëtimit u bë i mundur nga informacione të sakta të inteligjencës ISA, njësitë e inteligjencës dhe shtabit të pengjeve të Drejtorisë së inteligjencës së IDF-së. Do të vazhdojmë të punojmë për t'i kthyer të gjithë pengjet e mbetura në shtëpi. Zemrat tona janë me familjet e atyre viktimave të terrorizmit të Hamasit", thuhet në postimin e IDF-së në X. 

Kumtesa e IDF-së është publikuar në momentin kur Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken i bëri thirrje Hamasit që të pajtohet me propozimin për armëpushim në Gazë, pasi mori mbështetje nga Izraeli.

Duke folur pas një takimi me kryeministrin izraelit, Blinken tha se Benjamin Netanjahu kishte rënë dakord me propozimin i cili do të çonte në një armëpushim dhe kthimin e pengjeve izraelite. qa/

Foto: IDF në X

 

 

Остани поврзан