• петок, 23 август 2024

Në Kursk vendosen strehimore të betonit kundër invazionit të mundshëm ukrainas

Në Kursk vendosen strehimore të betonit kundër invazionit të mundshëm ukrainas

Moskë, 22 gusht 2024 (MIA) - Autoritetet në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë kanë filluar ngritjen e strehimoreve modulare prej betoni për të mbrojtur civilët nga një invazion i mundshëm ukrainas, njoftoi sot guvernatori rajonal. 

Forcat ruse nga 6 gushti po luftojnë me ushtarët ukrainas në rajonin kufitar të Kurskut. Mijëra ushtarë ukrainas më pas kaluan kufirin, duke shkaktuar evakuimin e qindra mijëra qytetarëve rusë.

"Sipas udhëzimeve të mia, autoritetet e qytetit të Kurskut kanë identifikuar lokacionet kyçe për instalimin e strehimoreve modulare të betonit në zonat me trafik në vende të frekuentuara", ka shkruar guvernatori i Kurskut, Aleksej Smirnov në aplikacionin Telegram. 

Strehimoret do të vendosen në rreth 60 stacione autobusësh. Smirnov postoi një foto që tregon një kamion që transportonte një strehimore. Qyteti Kursk ka rreth 450.000 banorë. 

Guvernatori njoftoi se strehimoret do të ngrihen edhe në dy qytete të tjera - Zheleznogorsk dhe Kurçatov, shtëpia e centralit bërthamor që rusët pretendojnë se është cak i sulmeve ushtarake ukrainase të cilat Kievi e mohon.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore duhet ta vizitojë atë central në fund të gushtit. qa/

 

 

Остани поврзан