• среда, 21 август 2024

Në Tiranë një amerikan ka mbytur bashkëshorten, dy qentë dhe veten me litar

Në Tiranë një amerikan ka mbytur bashkëshorten, dy qentë dhe veten me litar

Tiranë, 20 gusht 2024 (MIA) - Një ngjarje e tmerrshme e tronditi publikun shqiptar në të cilën shtetasi amerikan, Methju Uerts (55), profesor në Kolexhin Amerikan në Tiranë, e ka mbytur bashkëshortem dhe dy qentë - kanakarë, pastaj edhe veten. 

"Ngjarja tragjike, e cila ngjan me një skenë nga një film horror, ka ndodhur në një banesë në lagjen 'Treshi' në Tiranë, të cilën ata e kishin marrë me qira. Është zbuluar nga drejtori i shkollës ku punonte amerikani, pasi nuk është paraqitur në punë dhe pas shumë tentativave për ta kontaktuar në telefon, ai nuk është përgjigjur. Ai ka shkuar në banesën e profesorit dhe e ka gjetur të varur dhe më pas ka njoftuar policinë", raportojnë mediat shqiptare.

Kur kishte arritur policia mendohej se ishte vetëm kufoma e profesorit, por pastaj në kërkim të provave të reja, ishte gjetur kufoma e bashkëshortes së tij Indah Lilis Sartika, me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane. 

"Amerikani 55-vjeçar pasi e kishte mbytur gruan me litar, e ka mbuluar trupin me rroba dhe mbi të i kishte lënë të dy qentë, gjithashtu të mbytur, pas çka ka varë veten", bëjnë të ditur mediat.

Një pjesë e mediave transmetojnë se i kishte lënë letër lamtumirëse babait të tij në të cilën shkruan: "Baba më fal, nuk ia dal dot. Më fal për çfarë bëra, ishte më e fortë se unë". fc/

Остани поврзан