• четврток, 22 август 2024

Demokratët amerikanë zyrtarisht konfirmuan se Kamalla Harris e merr kandidaturën partiake për zgjedhjet presidenciale

Demokratët amerikanë zyrtarisht konfirmuan se Kamalla Harris e merr kandidaturën partiake për zgjedhjet presidenciale

Çikago, 21 gusht 2024 (MIA) - Demokratët amerikanë zyrtarisht konfirmuan se Kamalla Harris është kandidati i tyre për zgjedhjet presidenciale më 5 nëntor gjatë konventës kombëtare të partisë mbrëmë në Çikago.

Delegacione nga të gjitha shtetet dhe territoret amerikane përsëri e dhanë votën e tyre për Harrisin në votimin e pastër ceremonial të shoqëruar me muzikë, efekte ndriquese, fjalime të shkurta dhe shumë brohoritje në sallën e ngjarjeve. Harrisi tashmë zyrtarisht e mori mbështetjen e më shumë se 4.500 delegatëve të partisë më parë këtë muaj.

Ajo mbrëmë ishte në Milvoki në një ngjarje e cila është pjesë e fushatës së saj zgjedhore. Ajo u përfshi në ceremoninë për nominimin në Çikago onllajn që të tregojë se ajo dhe Uallc ishin të nderuar që ishin nominuar nga partia. 

Harrisi u premtoi amerikanëve "të ardhme të lirisë, mundësive, optimizmit dhe shpresës" derisa të përfshihet në konventën e partisë nga tubimi parazgjedhor në Milvoki. 

Delegatët në Çikago mbanin pankartat "LIRI", të njëjta si ato që i mbanin mbështetësit e saj në tubimin në Uiskonsin. fc/

Остани поврзан