• четврток, 22 август 2024

Protestuesit propalestinezë u përleshën me policinë para konsullatës izraelite në Çikago

Protestuesit propalestinezë u përleshën me policinë para konsullatës izraelite në Çikago

Çikago, 21 gusht 2024 (MIA) - Protestues ishin arrestuar mbrëmë në përleshjet mes policisë dhe pjesëmarrësve në marshin propaletstinez para konsullatës izraelite në Çikago. Kjo ka ndodhur në natën e dytë të Konventës Kombëtare Demokratike, që u mbajt në atë qytet amerikan. 

Përleshjet shpërthyen pasi protestuesit bënë përpjekje që të arrijnë te rrokaqielli në të cilin gjendet misioni diplomatik. Ata brohoritnin slogane para ndërtesës dhe bënë përpjekje që të thyjenë kordonin e policisë që e rrethonte, për çka policia përdori dhunë kundër protestuesve. 

Disa nga protestuesit e dogjën flamurin amerikan në rrugë. Të tjerë mbanin flamuj palestinezë, ndërsa shumë nga protestuesit ishin të veshur në të zeza dhe mbanin maska. 

Aksioni protestues u mbajt rreth 3 kilometra nga vendi ku u mbajt ceremonia solemne për konfirmimin e nominimit presidencial të Kamalla Harris. fc/

Остани поврзан