• четврток, 22 август 2024

Të paktën 28 viktima gjatë aksidentit të autobusit në Iran

Të paktën 28 viktima gjatë aksidentit të autobusit në Iran

Bagdad, 21 gusht 2024 (MIA) - Së paku 28 persona kanë humbur jetën gjatë një aksidenti pasi një autobus u përmbys derisa transportonte besimtarë shiitë nga Pakistani në Iranin qendror.

Në aksidentin që ndodhi mbrëmë në provincën Jazd, janë lënduar edhe 23 persona të tjerë, 14 prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda.

Në momentin e aksidentit në autobus ka pasur 51 persona dhe po hetohen shkaqet. Besimtarët kanë qenë rrugës për në Irak për të shënuar Arbain, ditën e 40-të pas vdekjes së shenjtorit shiit në shekullin e VII-të. Ata mblidhen në Karbala të Irakut në demonstratën masive më të madhe vjetore në botë.

 

 

Тагови

Остани поврзан