• четврток, 22 август 2024

SHBA-ja bisedon me Kievin për qëllimet e operacionit ukrainas në rajonin e Kurskut

SHBA-ja bisedon me Kievin për qëllimet e operacionit ukrainas në rajonin e Kurskut

Uashington, 21 gusht 2024 (MIA) - SHBA vazhdon bisedat me Kievin zyrtar për qëllimet e operacionit ushtarak ukrainas në rajonin Kursk të Rusisë, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori Pat Rajder.

"E keni dëgjuar presidentin Zelenski si thotë se kjo krijon një zonë tampon, kështu që ne po vazhdojmë diskutimin për të mësuar më shumë rreth qëllimeve të Ukrainës. Fokusi jonë do të vazhdojë që t'i ndihmojmë Ukrainës të jetë një vend i lirë dhe sovran i aftë për të ndalur agresionin rus në të ardhmen", tha Rajder gjatë një brifingu. I pyetur nga gazetarët nëse SHBA-ja po shqyrtonte heqjen e kufizimeve ndaj sulmeve ukrainase në territorin rus, Rajder tha se politika e SHBA-së për sulmet me rreze të gjatë veprimi nuk ka ndryshuar.

Ai potencoi se SHBA-ja gjithmonë kërkon mënyrë për të përshpejtuar ndihmën për Kievin, ndërsa Grupi i Kontaktit Ramshtajn është një platformë e shkëlqyer për debat për këto çështje.

Autoritetet e Kievit publikuan se armata ukrainase ka nisur një ofensivë në rajonin kufitar Kursk të Rusisë për të ndaluar granatimet ruse në rajonet kufitare të Ukrainës. rq/

Foto: EPA

 

Остани поврзан