• петок, 23 август 2024

Identifikohet trupi i manjatit Linç

Identifikohet trupi i manjatit Linç

Romë, 22 gusht 2024 (MIA) - Trupi i manjatit britanik të teknologjisë Majk Linç u gjet sot pasi jahti i tij luksoz u fundos në brigjet e Sicilisë.

Trupat e katër viktimave të tjera që u zhdukën kur anija u përmbyt u gjetën dje dhe trupi i pestë u gjet nga jahti i fundosur mëngjesin e sotëm. Me këtë numri gjithsej i viktimave arrin në gjashtë, pasi të hënën ishte gjetur trupi i shefit të kuzhinierit Rekaldo Tomas. Ende është në kërkim vajza 18 vjeçare e Linçit.

Jahti britanik "Bejzhn" (Bayesian) 56 metra i gjatë me 22 pasagjerë dhe ekuipazh ishte ankoruar në afërsi të Palermos dhe më 18 gusht u fundos pak minuta pasi u godit nga një stuhi.

Përveç 56 vjeçarit Linç dhe vajzës së tij, jetën humbën dhe Xhudi dhe Xhonatan Blumer, një nga shefat e "Morgan Stanli interneshll" (morgan Stanley International) si dhe avokati i Kris Morvillo dhe gruaja e tij Neda.

Pesëmbëdhjetë persona mes të cilëve dhe gruaja e Linçit, arritën të shpëtonin.

 

 

Остани поврзан