• четврток, 22 август 2024

Ukraina goditi sistemin rus S-300 në rajonin e Rostovit

Ukraina goditi sistemin rus S-300 në rajonin e Rostovit

Kiev, 21 gusht 2024 (MIA) - Forcat mbrojtëse të Ukrainës goditën sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-300 afër Novoshahtinskit në rajonin e Rostovit, natën mes 20-21 gushtit, njofton Shtabi i përgjithshëm i Forcave të armatosura të Ukrainës në Telegram, transmeton Ukrinform.

"Njësitë e marinës së Ukrainës në bashkëpunim me elemente të tjera të Forcave mbrojtëse goditën pozicionin e sistemit ajror S-300 pranë Novoshahtinskit. Sipas rezultateve të kontrollit, janë vërejtur shpërthime në caqet e caktuara. Saktësia e goditjes po hetohet”, thuhet në publikimin.

Sipas Shtatmadhorisë, rusët po përdorin sistemet S-300 për të sulmuar qytetet e Ukrainës duke shkatërruar ndërtesa banimi dhe duke terrorizuar popullsinë.

Të gjitha elementet e Forcave mbrojtëse të Ukrainës vazhdojnë punën e tyre të përbashkët luftarake kundër caqeve të rëndësishme të Forcave të armatosura ruse, njofton Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës. qa/

Foto: arkivi

 

 

 

Тагови

Остани поврзан