• сабота, 25 јануари 2025

Protestë para ndërtesës së RTS-së në Beograd: Studentët kot kërkuan të inkuadrohen në program

Protestë para ndërtesës së RTS-së në Beograd: Studentët kot kërkuan të inkuadrohen në program

Beograd, 24 janar 2025 (MIA) - Mijëra studentë dhe qytetarë sonte u nisën drejt ndërtesës së Radio televizionit të Serbisë në qendër të Beogradit, ku kërkuan nga shërbimi mediatik që të raportojë objektivisht dhe të lejojë transmetim të drejtpërdrejtë të programit.

Para ndërtesës së RTS-së në rrugën "Takovska", turma mori sipërfaqe të madhe nga njëra anë, deri tek ndërtesa e Postës dhe parkut Tashmajdan, ndërsa nga ana tjetër deri te udhëkryqi i ardhshëm, ndërkaq pati njerët edhe në rrugët përreth.

Përfhsirja e studentëve në programin informativ të RTS-së në orën 19 e 30 nuk u lejua, por raporti në atë program ishte dukshëm më i gjatë se ditët e kaluara dhe përfshinte dekalrata të shumta të studentëve të xhiruar gjatë ditës në qytete të ndryshme të vendit.

Studentët arritën para ndërtesës së RTS-së rreth orës 19 dhe fillimisht mbajtën heshtje prej 15 minutave, ndërsa më pas brohoritën "Grevë e përgjithshme" dhe parrulla të tjera të ndryshme kundër qeverisë dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Gazetarët e RTS-së raportuan për protestat në Serbi madje pas raportit të gjerësishëm nga tubimi i SNS-së qeveritare dhe SPS-së në Jagodinë.

Studentët për momentin filluan të kthehen në fakultete, ndërsa disa ndodhen akoma para RTS-së. ab/

Foto: Х

Остани поврзан