Zelenski shpreson se Evropa dhe SHBA-ja do të marrin pjesë në negociatat e mundshme paqësore për Ukrainën
- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski shpreson se Evropa dhe SHBA-ja do të marrin pjesë në negociatat e mundshme për ndërprerje të luftës me Rusinë, transmetojnë agjencitë botërore, duke iu referuar deklaratave të tij të mëparshme për gazetarët.
Kiev, 25 janar 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski shpreson se Evropa dhe SHBA-ja do të marrin pjesë në negociatat e mundshme për ndërprerje të luftës me Rusinë, transmetojnë agjencitë botërore, duke iu referuar deklaratave të tij të mëparshme për gazetarët.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten moldave Maja Sandu, Zelenski tha se Ukraina, gjithashtu duhet të merr pjesë në negociatat për ndërprerje të luftës në mënyrë që ato të kenë ndikim të konsiderueshëm.
"Sa i përket asaj se si do të jetë organizimi i negociatave: Me të vërtetë shpresoj se Ukraina do të marrë pjesë, Amerika, Evropa dhe rusët", tha Zelenski, shkurtë pasi që sqaroi se ende nuk është vendosur korniza.
"Po, me të vërtetë do të doja që Evropa të marrë pjesë, sepse ne do të jemi anëtare e Bashkimit Evropian", theksoi presidenti ukrainas.
Zelenski saktësoi se beson që presidenti i ri amerikan Donald Tramp mund të vendosë fundin e luftës, por se atë mund ta bëjë vetëm nëse e përfshinë Ukrainën në negociata.
"Ai mund ta bëjë atë vetëm me Ukrainën, në të kundërtën nuk do të ketë sukses. Sepse Rusia nuk dëshiron ta përfundojë luftën, derisa Ukraina e dëshiron atë", shtoi Zelenski. ab/
Foto: МIА arkivi