• понеделник, 27 јануари 2025

Izraeli liroi 200 palestinezë

Izraeli liroi 200 palestinezë

Tel-Aviv, 25 janar 2025 (MIA) - Izraeli kumtoi se janë liruar të gjithë 200 palestinezët nga burgjet izraelite, në pajtim me Marrëveshjen për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës.

Shumica e palestinezëve të liruar do të dërgohen në egzil.

Paraprakisht, Izraeli kumtoi se janë liruar 70 palestinezë pasi që Hamasi liroi katër pjesëtare të armatës izraelite, të cialt u rrëmbyen nga baza në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës, gjatë sulmit ndaj Izraelit jugor më 7 tetor 2023.

Ky është raundi i dytë i këmbimit në kuadër të Marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit, që hyri në fuqi fundjavën e kaluar, ndërsa duhet t'i ndalojë luftimet për së paku gjsahtë javë. Në atë periudhë duhet të lirohen dhjetëra izraelitë, pengje të Hamasit dhe qindra palestinezë nga burgjet izraelite, si dhe të rritet distribuimi i ndihmës humanitare në enklavë.

Këmbimi i parë ndodhi më 18 janar kur tre izraelite u këmbyen për 90 palestinezë.

Kabineti i kryeministrit izraelit, Benjamin netanjahu kumtoi se sot Hamasi është dashur të lirojë edhe një grua civile, duke cekur se Izraeli nuk do t'u lejojë palestinezëve të kthehen në pjesën veriore të Gazës, gjithnjëd erisa ajo nuk lirohet. ab/

foto: ЕPА

Остани поврзан