• понеделник, 27 јануари 2025

Ushtria pakistaneze ka njoftuar se ka vrarë të paktën 30 militantë në pjesën veriperëndimore të vendit

Ushtria pakistaneze ka njoftuar se ka vrarë të paktën 30 militantë në pjesën veriperëndimore të vendit

Karaçi, 26 janar 2025 (MIA) - Ushtria pakistaneze ka njoftuar sot se ka vrarë të paktën 30 militantë në një seri operacionesh të sigurisë në veriperëndim të vendit.

Në të njëjtën kohë, u raportua se gjashtë ekstremistë janë plagosur në këto operacione në provincën Hajber Pahtunhva në kufirin me Afganistanin.

Në lagjen Laki Murvat të provincës, janë vrarë 18 militantë, tetë në zonën Karak dhe katër në Hajber.

Armët dhe municionet u gjetën në mesin e ekstremistëve të vrarë, të cilët kishin marrë pjesë aktive në aktivitete të shumta terroriste kundër forcave të sigurisë në zonën e përmendur, si dhe në vrasjen e civilëve, njoftoi ushtria pakistaneze.

Pakistani ka parë një rritje të konsiderueshme të sulmeve terroriste në vitin 2024, që është për 40 për qind më shumë se një vit më parë.

Janë regjistruar gjithsej 444 sulme terroriste, me ç'rast kanë humbur jetën 685 ushtarë dhe oficerë policie, si dhe më shumë se 920 civilë, sipas Qendrës për studime të sigurisë në Islamabad. Forcat e sigurisë thuhet se kanë vrarë 934 militantë vitin e kaluar. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан