• понеделник, 27 јануари 2025

Izraeli liroi 70 palestinezë, nga 200 të parashikuarit

Izraeli liroi 70 palestinezë, nga 200 të parashikuarit

Tel Aviv, 25 janar 2025 (MIA) - Izraeli sot ka liruar 70 palestinezë dhe i ka dorëzuar në Egjipt. Është parashikuar që Izraeli sot të lirojë 200 palestinezë, numri më i madh i të cilëve do të dërgohen në egzil.

Hamasi këtë mëngjes ka liruar katër pjesëtare të armatës izraelite, të cilat janë marrë peng nga baza në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës, gjatë sulmit ndaj Izraelit jugor më 7 tetor të vitit 2023.

Ky është raundi i dytë i shkëmbimit në kuadër të Marrëveshjes për armëpushim, që ka hyrë në fuqi fundjavën e kaluar, ndërsa duhet t'i ndalojë luftimet për të paktën gjashtë javë. Në atë periudhë duhet të lirohen dhjetëra izraelitë, pengje të Hamasit dhe qindra palestinezë nga burgjet izraelite, si dhe të rritet shpërndarja e ndihmës humanitare në enklavë.

Shkëmbimi i parë ka qenë më 18 janar kur tre izraelite janë shkëmbyer për 90 palestinezë.

Kabineti i kryeministrit izraeit, Benjamin Netanjahu njoftoi se sot Hamasi është dashur të lirojë edhe një grua civile, duke theksuar se Izraeli nuk do t'u lejojë palestinezëve që të kthehen në pjesën veriore të Gazës, derisa ajo nuk lirohet. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан