• понеделник, 27 јануари 2025

Huthët liruan njëanshëm 153 të burgosur të luftës

Huthët liruan njëanshëm 153 të burgosur të luftës

Sanë, 25 janar 2025 (MIA) - Kryengritësit jemenas huthë sot liruan 153 të burgosur të luftës, kumtoi Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Huthët dje paralajmërua lirimin e të burgosurve, si pjesë e përpjekjeve për ulje të tensioneve deri në arritjen e Marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës. Ata në fillim të javës kumtuan se do t'i kufizojnë sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe i liruan 25 anëtarë të ekipit të anijes "Galaksi lider", që ishte konfiskuar në nëntor të vitit të 2023.

Por, huthët dje arrestuan shtatë jemenas të punësuar në Kombet e Bashkuara.

Sekretari i përjgithshëm i KB-së, Antonio Guteresh mbrëmë kërkoi lirim urgjent të shtatë të punësuarve të KB-së, si dhe të të punësuarve të tjerë në organizatën botërore, disa prej të cilëve janë pengje prej vitit 2021.

KB-ja e ndërpreu punën e vet në Jemen, ku siguron ushqim, medikamente dhe ndihmë tjetër për një prej vendeve më të varfëra në botë. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан