UNRWA ta braktisë Jerusalemin deri më 30 janar, deklaroi përfaqësuesi izraelit në KB
- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë refugjatëve palestinezë (UNRWA) "duhet ta ndërpresë punën e vet në Jerusalem dhe t'i braktisë hapësirat në të cilat punon në atë qytet" deri më 30 janar, deklaroi përfaqësueis izraelit në KB.
Nju-Jork, 25 janar 2025 (MIA) - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë refugjatëve palestinezë (UNRWA) "duhet ta ndërpresë punën e vet në Jerusalem dhe t'i braktisë hapësirat në të cilat punon në atë qytet" deri më 30 janar, deklaroi përfaqësueis izraelit në KB.
Për këtë vendim ai përmes letrës e informoi sekretarin e përjgithshëm të KB-së, Antonio Guteresh.
Ligji me të cilin ndalohet puna e UNRWA-së në territorin izraelit dhe kontaktimi me autoritetet izraelite hyn në fuqi më 30 janar, theksojnë agjencitë botërore.
Izraeli e ankeksoi Jerusalemin Lindor, të cilin shumica e komunitetit ndërkombëtar nuk e njeh. ab/
Fotо: МIА arkivi