• недела, 26 јануари 2025

Sholc e kritikoi Maskun për shkak të keqpërdorimit në rrjetet sociale dhe mbështetjen për të djathtën ekstreme

Sholc e kritikoi Maskun për shkak të keqpërdorimit në rrjetet sociale dhe mbështetjen për të djathtën ekstreme

Berlin, 25 janar 2025 (MIA) - Kancelari gjerman, Olaf Sholc sot e akuzoi miliarderin amerikan, Ilon Mask, pornar i platformës X, se po i përdorë mediumet e veta sociale për t'u përzier në çështjet globale dhe për të mbështetur lëvizjet e djathta ekstreme.

Në intervistë për mediumet turke, para zgjehdjeve parlamentare të caktuara për më 23 shkurt në Gjermani, Sholq shprehi shqetësim për ndikimin e Maskut ndaj proceseve demokratike në Evropë.

"E njoha Maskun kohë më parë. Biseduam kur e hapi fabrikën e tij në Brandenburg. Më vonë patëm edhe një bisedë telefonike, e cila gjithashtu ishte për interesat e tij afariste. Megjithatë, ai kohë më parë filloi ta përdorë fuqinë e tij mediatike për t'u përzier në të gjitha ngjarjet në mbarë botën", tha Sholc. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан