Hamasi ka liruar katër pjesëtarë të armatës izraelite
- Hamasi sot ia ka dorëzuar katër pengje Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Lirimi i tyre është transmetuar drejtpërdrejt në televizion.
Gaza, 25 janar 2025 (MIA) - Hamasi sot ia ka dorëzuar katër pengje Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Lirimi i tyre është transmetuar drejtpërdrejt në televizion.
Armata izraelite ka njoftuar se katër pengje kanë mbërritur në Izrael.
Katër gratë ushtarake - Karina Arief, Daniela Gilboa, Nama Levi dhe Lori Albag - janë stacionuar në stacionin vëzhgues në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës, kur janë marrë peng nga luftëtarët e Hamasit, të cilët e kanë pushtuar bazën e tyre gjatë sulmit ndaj Izraelit jugor më 7 tetor të vitit 2023.
Hamasi njoftoi se 200 të burgosur sot do të lirohen nga burgjet izraelite. Pritet që mes tyre të jenë edhe anëtarët e Xhihadit Islamik, Hamasit dhe Fronit Evropian për çlirimin e Palestinës, nga të cilët vuajnë dënim të përjetshëm me burg. mb/
Foto: Iks