MIA Flesh
- Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të qëndrojë për vizitë pune në Mal të Zi, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin Ballkanik për Integrim 2025 që do të mbahet në Podgoricë në organizim të Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë, njoftuan pasdite nga Kabineti i saj. Është parashikuar që Siljanovska Davkova të drejtohet në sesionin e titulluar "Presidentët për integrimet në BE - A kemi pasur plan?, si dhe të realizojë takim dypalësh me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.
18:00/ 27 nëntor/ 2025
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të qëndrojë për vizitë pune në Mal të Zi, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin Ballkanik për Integrim 2025 që do të mbahet në Podgoricë në organizim të Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë, njoftuan pasdite nga Kabineti i saj. Është parashikuar që Siljanovska Davkova të drejtohet në sesionin e titulluar "Presidentët për integrimet në BE - A kemi pasur plan?, si dhe të realizojë takim dypalësh me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.
Shkup - Në mbledhjen e sotme të Kuvendit kushtuar pyetjeve të deputetëve, kryetari i Qeverisë u përgjigje në pyetjeje kushtuar temës së pagave të punonjësve në gjyqësor, si pjesë e reformave në këtë fushë. Mickoski iu referua propozimeve për ndryshime të ligjit, sipas të cilave mjetet për drejtësinë duhet të rriten në 0,8% të BPV-së për gjykatat dhe 0,5% për prokuroritë, që është përafërsisht 1,5% e BPV-së.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nga foltorja e Kuvendit, deklaroi se pret që trendi aktual i rritjes së pagave të vazhdojë vitin e ardhshëm dhe mesatarisht të jetë midis nëntë dhe dhjetë për qind. "Buxheti përfshin fonde për të gjithë ata përdorues të buxhetit për të cilët parashikohet një rritje në përputhje me marrëveshjet kolektive, si në kujdesin shëndetësor dhe arsim. Supozoj se do të vazhdojmë të negociojmë marrëveshje të caktuara kolektive. Dhe ne duam dhe digjemi nga dëshira për t'u ulur dhe për t'i negociuar ato, veçanërisht në sektorin e administratës, administratorët të cilët vlerësojmë se për shkak të interesave të një pakice në sindikatë mbeten jashtë këtij procesi dhe kanë vendosur të shtyjnë politikën në vend që të kërkojnë të drejta sindikale", deklaroi Mickoski.
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot nga foltorja e Kuvendit edhe njëherë konfirmoi se e ardhmja e vendit është në Bashkimin Evropian dhe se Qeveria do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për ta realizuar këtë qëllim strategjik, por pa standarde të dyfishta dhe në pajtim me Kriteret e Kopenhagës. "Nuk duhet pasur dilemë se e ardhmja e Maqedonisë është në kuadër të Bashkimit Evropian. Qasja për të arritur drejt realizimit të atij qëllimi është tjetër. Qeveria e kaluar pati qasje me të cilën mendonin se nëse pranojnë gjithçka që do t'u vihet në tryezë, do të lirohen nga krimi dhe korrupsioni. Por, qytetarët vitin e kaluar në zgjedhje zgjodhën se në cilën rrugë do të lëvizë shteti, dhe ajo është trajektorja e drejtësisë, punës dhe ndershmërisë", tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve në mbledhjen e sotme të Kuvendit.
Shkup - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, Sanja Bozhinovska realizoi takime pune me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në të cilin u konfirmua fokusi i përbashkët i fortë në përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe përshpejtimi i proceseve reformuese në vend. Në takime, siç citohet në kumtesën e Ministrisë, është biseduar për disa projekte strategjike që do të fillojnë në vitin e ardhshëm, mes të cilave edhe projekti për sisteme energjetike të baterive me kapacitet prej 300 MWh.
Shkup - Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka njoftuar sot për një takim shumë konstruktiv me zëvendësministrin e Bujqësisë së Polonisë, Jacek Czerniak në prani të ambasadorit të Polonisë në Shkup. Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në sektorin agroushqimor, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe mundësitë për projekte të përbashkëta në zhvillimin rural, teknologjinë bujqësore dhe standardet e sigurisë ushqimore.
Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare në Kuvend, deklaroi se Qeveria nuk ka marrë ofertë për të përdorur një kredi pa interes nga Kina për të financuar projekte infrastrukturore, duke theksuar se thirrja për financimin e hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10, megjithëse ishte e hapur, për fat të keq nuk mori asnjë ofertë nga Kina ose nga një kompani kineze. I pyetur nga deputeti Borisllav Kërmov nga E Majta, në lidhje me deklaratën e Nikollovskit se Qeveria jonë ka refuzuar një kredi pa interes nga Republika Popullore e Kinës për Korridoret 8 dhe 10, dhe po përdoret një kredi nga Mbretëria e Bashkuar, Nikollovski tha se kjo është një deklaratë që është nxjerrë nga konteksti, duke theksuar se një gjë e tillë, për fat të keq, nuk i ka ardhur Qeverisë si ofertë, dhe nëse do të kishte ardhur, ata do ta kishin shqyrtuar shumë seriozisht.
Shkup - Gjykata Kushtetuese informon se ende nuk është marrë vendim përfundimtar për rastin që lidhet me nenin 2 të Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, i njohur në publik si rritja lineare e pensioneve. Gjykata tregon se në seancën e 24-të të mbajtur më 19.11.2025, me shumicë votash, shprehu dyshim për kushtetutshmërinë e nenit 2 të Ligjit.
Shkup - Deputeti Oliver Spasovski nga LSDM pasdite reagoi në mënyrë procedurale se sipas Rregullores së Kuvendit në seancën për pyetjet parlamentare marrin pjesë kryetari dhe anëtarët e Qeverisë për të cilët është paralajmëruar se do t'u parashtrohen pyetje, duke theksuar se në sallë tani janë të pranishëm kryeministri dhe pesë nga gjithsej 24 anëtarë të Qeverisë. "Është e pakuptimtë që kaq shumë ministra të mungojnë kur pyetjet parlamentare mbahen një herë në muaj. Ka shumë ministri ku nuk është i pranishëm as një ministër dhe as një zëvendësministër. Nëse shikojmë me kujdes, do të shohim se asnjë ministër nga VLEN-i nuk është i pranishëm dhe kjo nuk duhet të jetë një praktikë dhe një mendim se duhet të përpiqemi më shumë për një respekt më të madh të ndërsjellë midis dy institucioneve, Kuvendit dhe Qeverisë. Nëse implikimi është në atë që pyetjet duhet t'u bëhen zëvendësministrave dhe nëse një zëvendësministër nuk mund të marrë pjesë, atëherë duhet të shqyrtojmë seriozisht se çfarë duhet të bëjmë me rregullimin e përgjithshëm që kemi ose nëse instituti i "pyetjeve parlamentare" është i papërshtatshëm të jetë kështu sepse ju e dini vetë se kjo seancë ose çdo seancë tjetër kushton rreth 40 mijë euro nga taksapaguesit e këtij vendi. Nëse po, pse do të shpenzonim kaq shumë burime financiare nëse nuk mund të bëhen pyetje parlamentare", tha Spasovski.
Shkup - Për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10, do të shkojmë me një zgjidhje të vetme që do të përfshijë projektimin dhe ndërtimin në të njëjtën kohë, në mënyrë që përgjegjësia e përgjithshme të jetë e atij që zgjidhet si kryerës dhe shteti të mos ketë rrezikun e vonesës së afateve dhe kostove shtesë të panevojshme, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski. Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Blagoj Boçvarski nga LSDM-ja në lidhje me afatet për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10, Nikolloski tha se ajo që është shumë e rëndësishme është që një kusht në lidhje me zgjedhjen e një shtëpie financiare që do ta mbështesë projektin është që kredia të fillojë të shlyhet në momentin e dorëzimit të projektit, përkatësisht grejs periudha të jetë të paktën e njëjtë me afatin e ndërtimit.
Shkup - Në ditën e dytë të Takimit të 24-të të Komitetit të Përbashkët Parlamentar Bashkimi Evropian - Maqedonia e Veriut, i mbajtur në Parlamentin Evropian në Strasburg, Francë, nën bashkëkryesimin e deputetes Prof. Dr. Ivanka Vasilevska dhe eurodeputetit Karlo Resler, deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe eurodeputetët e Parlamentit Evropian u përqendruan në perspektivat e procesit të anëtarësimit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si dhe bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal, mjedisin, transportin, lidhjen e energjisë dhe infrastrukturës, si dhe i kushtuan vëmendje inteligjencës artificiale dhe digjitalizimit.
Shkup - Nga sonte në mesnatë do të lirohet nafta për 2,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i vajit ekstra i lehtë për amvisëri ulet për dy denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE). Me vendimin bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,26 për qind. Çmimi i ri me pakicë i EURODIZEL BS (D-E-V) do të jetë 70,5 denarë për litër, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 61,5 denarë. EUROSUPER BS - 95 dhe më tej do të shitet për 75, ndërsa EUROSUPER BS - 98 për 77 denarë për litër.
Dibër - Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela ka inspektuar nga afër punimet që zhvillohen në segmentin e rrugës Dibër–Mavrovë, në afërsi të Banjave të Kosovrastit të cilat po realizohen nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, respektivisht nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”. "Në këtë pjesë të rrugës ishte paraqitur një problem serioz me hapjen e një grope e cila kishte dëmtuar infrastrukturën rrugore dhe kishte krijuar rrezik për qarkullimin. Ekipet profesionale të “Rrugët e Maqedonisë” kanë ndërhyrë me prioritet për sanimin e problemit, mbushjen e gropës, vendosjen e shtresave mbështetëse dhe rikthimin e funksionalitetit të rrugës", informon Pres shërbimi i komunës.
Kopenhagë - Qeveria daneze ka prezantuar një turn të veçantë nate në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të monitoruar deklaratat dhe punën e presidentit të SHBA-së Donald Tramp, raporton gazeta britanike Gardian. "Roja e Natës" fillon çdo ditë në orën 5 të pasdites dhe në orën 7 të mëngjesit i dërgon një raport qeverisë daneze dhe departamenteve përkatëse rreth asaj që tha dhe bëri Trampi.
Moskë - Gjykata Supreme e Rusisë sot e klasifikoi organizatën kundër korrupsionit të opozitarit të ndjerë Aleksej Navalni si organizatë terroriste. Kjo lëvizje paraprakisht u shpall për "ekstremiste" Fondacioni Kundër Korrupsionit konsiderohet "organizatë terroriste", bëri të ditur Gjykata Supreme dhe shtoi se aktivitetet e saj, si dhe aktivitetet e degëve strukturore të asaj organizate në territorin rus, janë të ndaluara.
Hong Kong - Numri i të vdekurve në një zjarr që përfshiu disa ndërtesa banimi shumëkatëshe në Hong Kong është rritur në 65, bënë të ditur shërbimet lokale për raste urgjente. Edhe 70 persona janë lënduar në zjarrin në zonën Taj Po, përfshirë 10 zjarrfikës. Numri i saktë i personave të zhdukur nuk dihet, megjithëse autoritetet më parë vlerësuan se 279 persona janë të zhdukur.