• вторник, 30 декември 2025
MIA Flesh

15:00/28 dhjetor/2025/

Shkup - Në sheshin "Skënderbeu" në Shkup, mbrëmë ka filluar Bazari i Vitit të Ri në Çair, duke e shënuar fillimin e programit festiv me interes të madh nga qytetarët. Pavarësisht motit të ftohtë, sheshi ishte i mbushur me vizitorë të cilët shijuan dekorimet festive, stendat dhe programin muzikor, informojnë pushteti vendor.

Shkup - Në sheshin Maqedonia sot u mbajt edicioni i 11-të i Coca-Cola Garës së Babadimrit 2025, garë tradicionale e fundvitit në Shkup e cila edhe njëherë e shndërroi qendrën e qytetit në det të kuq nga kostumet e babadimrit dhe disponimit festiv.

Kumanovë - Nga era e fuqishme, sot paradite ra një copë nga çatia në rrugën 2Goce Dellçev" në Kumanovë. Çatia ra nga ndërtesa, e locuar në afërsi të udhëkryqit të rrugës "Goce Dellçev" dhe bulevardit "Brigada e tretë goditëse maqedonase".

Shkup - Temperatura më e ulët prej -8 gradë Celsius është matur këtë mëngjes në Berovë dhe pothuajse kudo në vend janë matur temperatura minus, me përjashtim të Kodrës së Diellit, ku zhiva në termometër tregoi 0 gradë. Temperaturë prej -6 gradë është matur në Shkup-Petrovec, -5 në Strumicë, Manastir, Kriva Pallankë, Shtip, Prilep dhe Demir Kapi, -4 në Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, Veles, Kavadar dhe Vinicë, -3 në Ohër, Pretor, Kumanovë dhe Hanet e Mavrovës dhe -1 gradë në Gjevgjeli dhe Krushevë, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Shkup - Komunikacioni në vendkalimin kufitar Evzoni - Bogorodicë prej orës 12 është ndërprerë, kumtoi LAMM.

Prishtinë - Kosova do të zgjedhë sot Kuvendin e ri, për herë të dytë për 11 muaj, me ç'rast Lëvizja Vetëvendosje me orientim të majtë e kryeministrit Albin Kurti mbetet favoriti i qartë për të fituar, raporton DPA.

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se zgjedhjet e sotme duhet "të rezultojnë me formim të Kuvendit dhe qeverisë sa më shpejtë të jetë e mundur, me qëllim që të përmirëlsohen proceset për vendin", transmetojnë mediat kosovare.

Athinë - Vendkalimi kufitar Evzoni drejt vendit tonë për hyrje dhe dalje nga Greqia edhe sot do të jetë i mbyllur për qarkullim të të gjitha automjeteve në periudhën prej orës 11 deri në orën 15 dehe prej orës 17 deri në orën 21 sipas kohës sonë, për shkak të bllokadave të vendosura nga bujqit grekë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Moskë/Kiev - Fluturake ukrainase pa pilot gjatë natës e sulmuan dhe dëmtuan kompleksin për përpunim të naftës Sizran në rajonin Samarsk, ndërsa sipas raportimeve të meidumeve lokale, janë goditur edhe dy elektrana, që shkaktoi ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe ngrohjes qendrore.

Kiev - Kievi po bën gjithçka për ta përfunduar luftën me Rusinë, por sigurimi përfundimtar i paqes do të varet nga partnerët e tij, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

Berlin - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mbrëmë ka zhvilluar një video-konferencë me pothuajse dhjetëra vende evropiane dhe Kanadanë, si dhe përfaqësues të lartë nga Komisioni Evropian dhe NATO, para takimit të tij të sotëm me presidentin e SHBA-së Donald Tramp në Florida, raportoi DPA.

Moskë - Rusia kundërshton pavarësinë e Tajvanit në çdo formë dhe e konsideron ishullin një pjesë integrale të Kinës, deklaroi shefi i Diplomacisë ruse, Sergej Lavrov në një komunikatë të lëshuar sot.

Nju-Jork - Më shumë se 2.000 fluturime janë anuluar ose vonuar sot në rajonin verilindor dhe të Liqeneve të Mëdha në SHBA, pasi një stuhi dimërore me akull dhe borë goditi zonën gjatë periudhës së ngarkuar midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, raportoi Si-Bi-Es njuz (CBS News).

Kartum - Më shumë se 200 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vranë në sulme të motivuara etnikisht nga Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në pjesë të rajonit Darfur të Sudanit, njoftoi Rrjeti i mjekëve sudanezë, duke i përshkruar sulmet si një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Paris - Në moshën 91-vjeçare ndërroi jetë Brizhit Bardo, aktorja franceze se cila fitoi famë botërore si simbol seksi, para se t'ia kthejë kurrizin industrisë filmike dhe të bëhet aktiviste për të drejtat e kafshëve.

Shkup - Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e fortë herë pas here e fuqishme nga drejtimi verior me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -8 deri në -2, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 10 gradë Celsius.

Остани поврзан