15:00/ 16 janar/ 2026
Shkup - Nën udhëheqësinë e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), hetuesit nga Qendra Hetuese pranë Prokurorisë, me asistencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë kryer bastisje në 16 lokacione në shtet. Aksioni, siç informojnë nga Prokuroria, është zhvilluar mbrëmë në orët e vonshme të mbrëmjes, me ç'rast janë gjetur dhe përkohësisht janë marrë dokumentacion fiktiv, mjete në para, armë dhe vula të rreme nga persona juridik, ndërsa personat e dyshuar janë siguruar. "Aksioni është rezultat i veprimit të Qendrës Hetuese të PTHP NKOK dhe Drejtorisë së Inteligjencës Financiare pas njoftimit të ASK-së, me ç'rast u siguruan prova për dyshimin bazë për vepra penale nga natyra financiare. Në bazë të kësaj, PTHP NKOK, hapi lëndë dhe solli urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër 20 personave, të cilët e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 297.733.844 denarë ose për 4.8 milionë euro", citohet në kumtesë.
Shkup - Gjykatësi i procedurës paraprake, pas propozimit të Prokurorisë, caktoi masa kujdesi për nëntë persona lidhur me aksionin e djeshëm të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHPNKOK), ndërkaq lidhur me të punësuar në Drejtorinë për të ardhura publike (DAP). Nga Gjykata themelore penale Shkup informojnë se lidhur me aksionin e djeshëm të PTHP NKOK në gjykatë është parashtruar propozimi për caktim të masave të kujdesit ndaj 10 personave, nëntë prej të cilëve janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake, ndërkaq pas deklarimit të tyre, gjykatësi e pranoi propozimin dhe të gjithëve u caktoi masa në pajtim me pikat 2, 3, 6 dhe 7, përkatësisht marrje e dokumentit të udhëtimit, biligim për paraqitje në gjykatë, ndaesë për komunikim me persona të caktuar dhe ndalesë për kryerje të aktiviteteve të caktuara të punës.
Shkup - Ljupço Kocevski, duke mos mundur të përballet me atë që deputetët do ta thonë për të nga foltorja e Kuvendit, i detyruar dha dorëheqje. U largua një orë para se ta shkarkojnë, para se ta shkatërrojnë. Ai prandaj dha dorëheqje dhe u largua nga PP në mënyrën më të turpshme. Mundemi lirshëm të themi se puna e parë dhe bazike e prokurorit të ardhshëm republikan, kushdo që të jetë, duhet të merret seriozisht me punën e tij, me punën e tij kriminale, thotë ish udhëheqësi i Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, Mustafa Hajrullahi. Pasi dha dorëheqje dhe u largua nga Prokuroria Publike, avokati dhe ish prokuror i lartë publik Hajrullahi duke qenë i ftuar në "Pro ose kundër" në televizionin "Alfa" njoftoi se do të kandidohet për prokuror publik republikan duke theksuar se Prokuroria Publike është në një krizë të thellë institucionale dhe se funksionon pa hierarki dhe përgjegjësi të qartë dhe se duhet të pastrohet që të kthehet reputacioni dhe funksionaliteti i tij.
Shkup - Pasi që ishte suspenduar dhe me dorëheqje e braktisi Prokurorinë publike, avokati dhe ish-prokurori i lartë publik, Mustafa Hajrullahi paralajmëroi se do të kandidojë për prokuror publik republikan, duke cekur se prokuroria duhet të pastrohet në mënyrë që të kthehet imazhi dhe funksionaliteti i saj. Gjatë pjesëmarrjes në emisionin "Për apo kundër" në televizionin Alfa, Hajrullahi tha se Prokuroria publike ndodhet në krizë të thellë institucionale dhe se funksionon pa kierarki të qartë dhe përgjegjësi. "Do të konkurroj për prokuror republikan, i përmbushi kushtet, të shohim. pse jo. Shpresoj se nëse eventualisht zgjidhem prokuror publik republikan tashmë nuk do të bisedojmë për këto çështje", tha Hajrullahi.
Shkup- Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi takim pune me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu, ku u shqyrtuan prioritetet e bashkëpunimit bilateral në fushën e mjedisit. Siç bëri të ditur Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në fokus të bisedimeve ishin aktivitetet që lidhen me menaxhimin e Parkut Nacional të Prespës, menaxhimin e burimeve ujore, gjendjen hidrologjike të Liqenit të Prespës dhe Liqenit të Dojranit, si dhe projektet aktuale ndërkufitare që po zbatohen.
Shkup - Në periudhën e fundit prej një viti e gjysmë Qeveria investoi mbi 65 milionë euro, informoi kryeminsitri Hristian Mickoski dhe shtoi se do të vazhdojnë me investime në arsim, që, siç thekson, është një prej prioriteteve të tij kryesore. "Të fundit që e shqyrtuam si informatë se për një viti e gjysmë mbi 65 milionë euro janë investuar në arsim. Pej tyre, rreth 56 - 57 milionë euro janë pjesë e programit AA. Kështu që, arsimi është një prej prioriteteve tona kryesore si Qeveri dhe vazhdojmë edhe më tej të investojmë sepse pa arsim cilësor nuk ka të ardhme", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas vizitës tek salla e rikonstruuar sportive në Kratovë. Edhe ky objekt, shtoi, është pjesë e atyre investimeve në infrastrukturë.
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se në periudhën e kaluar është vërejtur dukuria e sulmeve 'fishing' të cilat kryhen përmes mesazheve të rreme SMS, mesazheve elektronike, ueb-faqeve dhe mesazheve në rrjetet sociale. "Mesazhet zakonisht duken se vijnë nga burime të besueshme, siç janë bankat, institucionet shtetërore, kompanitë me reputacion të mirë, por kanë për qëllim që t'i mashtrojnë përdoruesit dhe t'i sigurojnë të dhënat e tyre personale ose financiare. Më të shpeshtat janë mesazhet e rreme SMS në lidhje me dërgesat e arritura me postë, ndërsa qëllimi kryesor është që të mblidhen të dhënat personale të pranuesit ose të detyrohet që të vizitojë faqen e internetit të rreme përmes së cilës duke lënë të dhënat e tij personale mund të shkaktohen shpërdorime të tjera të të njëjtave", sqarojnë nga MPB. Për lloje të këtilla mashtrimesh, vitin e kaluar në Sektorin për Krim Kompjuterik kanë arritur mbi 50 denoncime.
Shkup– Në Komisionin kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive filloi debati publik për propozim- ligjin për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal, i parashtruar nga deputetët Bojan Stojanoski, Lupço Prenxhov, Toni Jarevski, Brane Petrushevski, Dragana Bojkovska, Dafina Stojanoska, Igor Zdravkovski, Lidija Petkoska dhe Martin Stojanovski. Në debatin publik për fjalë janë paraqitur 13 persona nga lëmi të ndryshme nga gjyqësori – avokatë, profesorë, juristë të shquar, përfaqësues të sektorit joqeveritar. Kryetari i Komisionit për Sistem Politik, Lupço Prenxhov, i përmendi disa nga risitë të cilat parashihen të vendosen me ndryshimet.
Shkup- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, me ftesë të ministrit të Punëve të Brendshme të Hungarisë, Shandor Pinter, në periudhën prej 14 deri më 16 janar, realizoi një vizitë dypalëshe në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Hungarisë, me qëllim thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe shkëmbimin e përvojave konkrete dhe praktikave të mira. Siç bëri të ditur MPB, në kuadër të vizitës, ministri Toshkovski realizuar një takim dypalësh me ministrin Pinter, në të cilin u shqyrtuan çështjet me interes të ndërsjellë, me fokus të veçantë në menaxhimin e flukseve të migrimit, luftën kundër krimit të organizuar dhe sfidat bashkëkohore të sigurisë. Ministri Pinter theksoi kontributin e rëndësishëm dhe konkret që jep Maqedonia në parandalimin e emigrimit të paligjshëm, duke theksuar se roli i policisë është me rëndësi thelbësore për sigurinë e Evropës.
Shkup - Tërmet me një intensitet prej III gradë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane është ndjerë sot në orën 11:28 në Ohër, Strugë dhe zonën përreth, njoftoi Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup. Epiqendra e tërmetit vjen nga Republika fqinje e Shqipërisë, 155 km në jugperëndim të Shkupit, me një magnitudë lokale të Rihterit prej ML3.8.
Shkup - Gjatë fundjavës në zonat më të ulëta priten reshje të lehta lokale të shiut, ndërsa në zonat më të larta reshjet do të jenë me borë. Të hënën dhe të martën do të ketë një stabilizim të përkohshëm të motit, me periudha më të thata. Nga e mërkura, ndërkaq sërish paralajmërohen reshje, kryesisht borë, bëri të ditur Drejtoria për Punë Hidrometereologjike. Gjatë ditës së nesërme, temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të jenë nga 2 deri në 6 gradë. Sipas parashikimit të DPHM-së, nga nesër deri në fund të javës ka kushte për shfaqjen e mjegullës në lugina të caktuara. Temperatura ditore do të ketë tendencë të rënies.
Shkup – NQP Shkup informon se të hënën, për shkak të festës fetare Uji i Bekuar, autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës. Përjashtim do të ketë te linjat 18А, 32, 51, 56, 56А, 70, 74, 81, 118 dhe 180, të cilat do të qarkullojnë sipas orarit të së shtunës. Për festën Uji i Bekuar, prej orës 7 deri në orën 14, kujdestare do të jetë biletaria në Qendrën Transportuese, ndërsa teleferiku nuk do të punojë. Përkujtojnë se çdo e hënë dhe e marte e fundit të muajit janë ditë jo pune për teleferikun.
Kratovë - Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me kryetarin e Komunës së Kratovës, Todorçe Nikollovski, dhe zëvendëskryetarin e Qeverisë përgjegjës për sistemin politik, Lupço Dimovski, morën pjesë në hapjen e sallës sportive të rindërtuar plotësisht në Kratovë. Sipas Mickoskit, prania e tij, e zëvendëskryetarit të Qeverisë, përfaqësuesve të tjerë të qeverisë dhe deputetëve në Kuvend, është një mesazh jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kratovën dhe banorët e Kratovës se si Qeveri do të vazhdojnë të mbështesin projektet që u nevojiten banorëve të kësaj komune.
Kratovë - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, është i kënaqur me përdorimin e mjeteve të ndara nga kredia hungareze të destinuar për mbështetjen e kompanive vendase, si dhe rritjen e arritur në pjesën e aktiviteteve investuese te kapacitetet vendase. Ai sot në një deklaratë të dhënë për mediat në Kratovë theksoi se nga 250 milionë eurot e planifikuara për këtë qëllim deri më përmes bankës për zhvillim të kompanive u janë transferuar diku rreth 225 milionë euro. "Kjo është kredia që thënë kushtimisht e subvencion Qeveria, me një normë interesi prej 1,95 për qind, një grejs periudhë prej tre vitesh dhe deri në 15 vjet afat të pagesës. Pres tashmë që në treamujoron e parë të këtij viti të shterohet plotësisht, së bashku me fondet vetanake të bankave që i investojnë në projektet zhvillimore të kompanive për të mbështetur ekonominë", tha Mickoski.
Shtip- Viti shkollor në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë territorin e të gjithë shtetit fillon më 20 janar, konfirmoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, e cila vizitoi Universitetin "Goce Delçev" në Shtip. "Dje patëm një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti për Shëndet Publik se nuk do të ketë pengesa për vitin e ri shkollor. U bëj thirrje prindërve, nxënësve të jenë të rregullt në shkollë dhe të mungojnë sa më rrallë që të jetë e mundur. Sepse të gjitha testet në Maqedoni dhe kudo në botë tregojnë se nxënësit që ndjekin rregullisht shkollën arrijnë rezultate më të mira", thotë Janevska.
Kratovë - Më vjen keq që opozita pas kritikave të ashpra dhe të shumta ndaj partnerit tonë strategjik Mbretërisë së Bashkuar, tani të njëjtën e bën ndaj SHBA-së, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për vendimin e Uashingtonit të ndalojë lëshimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, mes të cilave edhe vendin tonë. Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë kujtoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dha komentin e saj dhe se vendimi i SHBA-së është i lidhur me vizat e emigrantëve.
Kratovë- Kryeministri Hristian Mickoski informoi se gjatë ditës së djeshme në Kuvend u mbajt takim në nivel të koordinuesve të grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së lidhur me ligjin për kundërvajtje dhe se disa gjëra, të cilat ishin të paqarta për BDI-në, u sqaruan, për ç'shkak pret që ai të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit dhe "Qyteti i sigurt" të fillojë të zbatohet pa pengesa prej 1 shkurtit. Mickoski nuk saktësoi se kur mund të ketë takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, siç ishte paralajmëruar pas takimit të liderëve, që u mbajt të mërkurën, ai vetëm shklurtimisht deklaroi se mban takime me liderët e disa partive politike dhe se në ato suaza do të mbahej edhe tkaimi me Ahmetin.