• сабота, 21 февруари 2026
MIA Flesh

15:00/ 20 shkurt/ 2026

Shkup - Falja asnjëherë nuk duhet të udhëhiqet nga dënimi që është caktuar dhe nga natyra e veprës, por ta matë dhe ta vlerëojë procesin e risocializimit të institucionit. Të gjithë njerëzit, madje edhe kur bëjnë gabime të mëdha në jetë dhe do të gjenden të izoluar, kanë të drejtë për mundësi të dytë. Në të vërtetë, sot trendi në risicializim shkon dorë për dore me modernizimin dhe humanizimin e kushteve në burgje, theksoi sot presidentja Gordana Siljanovska - Davkova në paraqitjen hyrëse në Debatin shskencoro-profesional rreth propozim-ligjit për falje në Fakultetin juridik "Justiniani i parë" në Shkup.

Shkup - Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) i përbërë nga: Monika Zajkova, shefe e Delegacionit, Eli Panova dhe Boban Karapejovski, zëvendësanëtarë të Delegacionit, morën pjesë në Sesionin e 25-të Dimëror, që u mbajt më 19 dhe 20 shkurt 2026 në Vjenë.

Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot mori pjesë në fillimin e ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit atmosferik për banorët e fshatit Llaskarcë në komunën e Sarajit. “Po bëjmë një kthesë në mënyrën se si e trajtojmë gjendjen në terren. Qëllimi është t’i zgjidhim në mënyrë të përhershme problemet infrastrukturore”, deklaroi Hoxha.

Shkup - Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur disa ndryshime dhe plotësime të rëndësishme në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore, të cilat këtë javë janë publikuar në Regjistrin e Vetëm Kombëtar Elektronik të Rregulloreve (ENER). Të gjitha palët e interesuara kanë mundësi të dorëzojnë sugjerimet dhe propozimet e tyre, të cilat do të shqyrtohen sipas procedurës së përcaktuar.

Shkup - Ministri për Transformim Digjital Stefan Andonovski sot pati takim me Nikoll Varns, ushtrues detyre ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ç'rast u konfirmua bashkëpunimi i fuqishëm dhe strategjik mes dy vendeve. Siç informon Andonovski në rrjetet sociale, në takim shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në proceset e modernizimit të institucioneve dhe forcimin e sigurisë kibernetike.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mori pjesë në ceremoninë e pranim- dorëzimit të një donacioni nga Republika Federale e Gjermanisë në të cilën mori pjesë edhe ambasadorja e Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler si dhe përfaqësuesit e Zyrës së lidhjeve të policisë federale të Republikës Federale të Gjermanisë.

Shkup - Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri në një deklaratë për media ka thënë se ka mbaruar procedura e tenderimit për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë.  Ajo tha se pritet përgjigje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për një pjesë të kredisë, pas çka pritet të nisin punimet, njofton TV21.

Shkup - Paga mesatare mujore e paguar neto nga një punonjës në dhjetor të vitit 2025 ishte 46.889 denarë dhe është 7,6 për qind më e lartë se në dhjetor të vitit 2024, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.  Kjo rritje është kryesisht, para së gjithash, e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar nga një punonjës në sektorët: Transporti dhe magazinimi për 13,4 për qind, Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi për 10,9 për qind dhe Tregtia me shumicë dhe pakicë; Riparimi i automjeteve dhe motoçikletave dhe Arsimi për 9,7 për qind. 

Strugë - Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra është takuar sot me zëvendësavokatin e popullit, Ylber Rufati dhe ekipin e tij, ku e informoi atë mbi situatën me furnizimin me ujë në komunë. Shërbimi për shtyp i komunës njoftoi se u prezantuan të gjitha masat e marra për tejkalimin e problemit.

Kërçovë - Pozicioni i Kërçovës, si pikë fundore e linjës hekurudhore në pjesën perëndimore të vendit, ofron mundësi për të zhvilluar një qendër transporti multimodal dhe të shërbejë si qendër tranziti për zhvillim të mëtejshëm, tha kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, në seancën e Odës Rajonale me seli në Kërçovë, e cila u mbajt sot në fshatin Dobrenoec të Kërçovës.

Shkup - Shpenzimet minimale të një familjeje katër anëtarëshe në shkurt janë rritur për gati një mijë denarë në krahasim me janarin, tregojnë të dhënat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, e cila përpilon shportën sindikale konsumatore. Shporta minimale sindikale për shkurtin është 67.382 denarë dhe në krahasim me shportën minimale sindikale në janar ka një rritje prej 969 denarë. Me një banesë me qira prej 60 metra katrorë, vlera e shportës minimale sindikale rritet në 82.757 denarë.

Shkup - Një punëtor ndërtimi nga Velesi ka ndërruar jetë dje pasi një profil metalik ka rënë mbi të. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, personi është E.A. (23), dhe aksidenti ka ndodhur në një zonë industriale në zonën e komunës së Petrovecit, ndërsa kryente detyra pune në një objekt në ndërtim e sipër në një fabrikë. Sipas MPB-së, E.A. ka vdekur në vend nga lëndimet e marra.

Shkup - Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Vende - vende do të ketë kushte për reshje të lehta të borës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit kohë pas kohe erë e fuqishme nga veriu, që do të arrijë mbi 60 kilometra në orë. Siç informojnë nga DPHM-ja, gjatë fundjavës do të fryjë erë e fuqishme nga veriu, ndërsa nesër do të ketë kushte për reshje të lehta bore. Nga e diela pritet një periudhë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura ditore të larta.

Tiranë - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i hodhi poshtë shqetësimet se Bordi për paqe ka për qëllim t'i zëvendësojë Kombet e Bashkuara, duke cekur se në vend të kësaj mund t'u ndihmojë të "lëvizë" trupi global në aksion. Deklaratën e dha mbrëmë në takimin e parë të nismës së presidentit amerikan Donald Tramp. Rama e falënderoi Trampin për përfshirjen e Shqipërisë në projekt dhe e lavëdroi "rolin e tij vendimtar në ndalimin e konfliktit në Gazë".

Bruksel - Komisioni Evropian kishte të drejtë ta pranojë ftesën për pjesëmarrje në takimin e parë të Bordit të Paqes të inicuar nga presidenti amerikan Donald Tramp, edhe krahas kritikave të disa vendeve anëtare, deklaroi zëdhënësja e KE-së, Paula Pinjo. "Në kompetencë të Komisionit është të pranojë ftesa të llojit të tillë", deklaroi Pinjo për gazetarët në Bruksel, duke theksuar se prezenca në takim nuk do të thotë mbështetje për nismën", raportuan mediat britanike.

Moskë - Shtatë turistë kinezë dhe një shofer supozohet të kenë vdekur pasi autobusi i tyre që udhëtonte nëpër pjesën e ngrirë të Liqenit Bajkall në Siberinë Ruse u fundos në ujë kur akulli poshtë tij u ça, njoftoi sot guvernatori lokal Igor Kobzev në kanalin e tij Telegram. "Një turist ka arritur të shpëtojë dhe kërkimi për të tjerët vazhdon", tha Kobzev.

Moskë - Ministri rus i Punëve të Jasshtme, Sergej Llavrov dhe ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abaz Aragçi biseduan në telefon për situatën rreth programit bërthamor të Iranit dhe rezultatet nga biedimet  e kohëmëparhsme indirekte mes SHBA-së dhe Iranit në Gjenevë, kumtoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Moskë - Zëdhënësi i presidentit rus Vlladimir Putin, Dmitrij Peskov deklaroi se Kremlini nuk ka konfirmuar raportet e mediave se një raund i ri bisedimesh mbi Ukrainën në një format trepalësh Rusi-SHBA-Ukrainë mund të mbahet javën e ardhshme në Gjenevë. "Jo, nuk mund ta konfirmoj ende këtë. Kur të arrihet saktësisht mirëkuptim, do t'ju informojmë, siç bëjmë zakonisht kohët e fundit", u tha Peskovi gazetarëve.

Uashington - Presidenti Donald Tramp, mbrëmë deklaroi se kishte urdhëruar Pentagonit dhe agjencive të tjera qeveritare të identifikonin dhe publikonin dokumente që lidhen me jashtëtokësorët dhe UFO-t për shkak të "interesit të madh publik".  Trampi e publikoi në rrjetet sociale disa orë pasi akuzoi ish presidentin Barak Obama për rrjedhje të "informacionit të klasifikuar" kur Obama kohët e fundit sugjeroi në një podkast se ekzistojnë jashtëtokësorët. 

Uashington - Presidenti amerikan Donald Trump po mendon për një sulm të kufizuar ushtarak ndaj Iranit për të ushtruar presion mbi Teheranin që të pranojë kërkesat e Uashingtonit në lidhje me marrëveshjen bërthamore, por theksoi se ai ende preferon një zgjidhje diplomatike, publikoi "Uollstrit zhurnall" duke iu referuar burimeve.  Sipas burimeve të njohura me këtë çështje, sulmi i mundshëm fillestar do të synonte disa objekte ushtarake ose qeveritare dhe mund të kryhet brenda pak ditësh.

Остани поврзан