09:00/12 mars/2026
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës mbrëmë arriti fluturimi i tretë i organizuar me pasagjerë të cilët me sukses u evakuuan nga Katari, Kuvajti, Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Mbretëria Bahrein. Siç publikoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, pasagjerët paraprakisht me transport të organizuar janë transferuar në Riad, prej ku me fluturim special të sigurt e kanë lëshuar rajonin.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria Publike, sot në sallën e gjyqit në "Idrizovë" duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u plagosën. Rastin e udhëheq gjykatësje Dijana Gruevska-Ilievski dhe ndodhet në procedurën e provave, ndërsa në seancën e sotme, siç është paralajmëruar, pritet të dëgjohen pesë dëshmitarë.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Kuvendi sot do të mbajë seancë përkujtimore për përvjetorin e ngjarjes tragjike në diskoteken "Puls" në Koçan, në të cilën humbën jetën 63 persona, ndërsa u plagosën rreth 200 gtë tjerë.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Në organizim të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (KESE) sot në Shtëpinë Evropiane në Shkup do të mbahet konferencë e nivelit të lartë ku do të diskutohet për prioritetet kyçe të lidhura me procesin e inkuadrimit të vendit në Bashkimin Evropian, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë, Delegacionit të BE-së, partnerëve social dhe organizatave civile nga Maqedonia e Veriut.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Me 54 milionë denarë, investim i Ministrisë së Sportit, plotësisht do të rikonstruohet dhe adaptohet salla sportive në kompleksin e Universitetit "Shën Cirili e Metodi" në Shkup. Punimet ndërtimore do të fillojnë zyrtarisht sot, pas së cilës janë planifikuar fjalime nga ministri i Sportit, Borko Ristovski, rektorja e USHCM-së, Prof. Biljana Angelova dhe kryetarja e Asamblesë Universitare të Studentëve të USHCM-së, Angela Vasilevska.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Shoqata e pacientëve me sëmundje të veshkave „Nefron“ me rastin e Ditës Botërore të Veshkave në Maqedoni sot organizon aktivitet në Shkup me moton “Shëndeti i veshkave për të gjithë: Kujdesi për njerëzit, mbrojtja e planetit”.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajë seancë Komisioni për Mundësi të Barabarta për Gratë dhe Burrat. Anëtarët e Komisionit do të kenë para tyre Projek-tvendimin për të mbajtur një debat mbikëqyrës me temën "Veprimi institucional në rastet e denoncuara të dhunës në familje dhe dhunës të bazuar në bazë gjinore" dhe Projekt-vendimin për të mbajtur një debat publik me temën "Projekt-strategjia kombëtare për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje ndaj grave dhe dhunës në familje 2026-2033".
Uashington, 12 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi dje se "e kanë fituar luftën me Iranin, por se SHBA-ja do të qëndrojë në luftë për të përfunduar atë që e ka filluar". "Nuk është kurrë ide e mirë të thuash shumë shpejt se keni fituar. Ne fituam", tha Tramp në një ngjarje gjatë fushatës në Hebron, Kentaki. "Në orën e parë, mbaroi". Ai tha se SHBA-ja ka "shkatërruar 58 anije luftarake iraniane".
Uashington, 12 mars 2026 (MIA) - Një delegacion rus i udhëhequr nga i dërguari special i Kremlinit, Kiril Dmitriev, është takuar me një delegacion amerikan në Florida, deklaroi i dërguari special i SHBA-së, Stiv Vitkof. Ai në platformën Iks njoftoi se delegacionet diskutuan "tema të ndryshme" dhe ranë dakord të "mbajnë kontakte".
Romë, 12 mars 2026 (MIA) - Ministria italiane e Mbrojtjes ka njoftuar se mbrëmë është goditur baza ushtarake italiane në qytetin irakian Erbil. "Baza jonë në Erbil është goditur nga një raketë. Nuk pati të vdekur ose të plagosur midis personelit ushtarak italian. Të gjithë janë të sigurt", njoftoi Ministria italiane e Mbrojtjes në iks.