• петок, 13 март 2026

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 12 mars/ 2026

Shkup– Në gjykimin e sotëm për rastin “Puls” dëshmoi Trajçe Dimishkovski, i cili ishte pjesë e agjencisë së sigurisë “Rubikon” nga viti 2023 deri në gusht 2025. Në dëshminë e tij, Dimishkovski përshkroi se si zhvillohej komunikimi midis të punësuarve, kush ishte përgjegjës për caktimin e orareve të njerëzve dhe çfarë udhëzimesh jepte profesori Aleksandar Nacev gjatë ngjarjeve të mëdha dhe leksioneve mbi detyrimet ligjore të rojeve të sigurisë.

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot zhvilloi një takim me Sigrid Brettel, shefe e njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore (DG ENEST) të Komisionit Evropian. Në takim u diskutua për progresin në zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, si dhe për koordinimin e vazhdueshëm me Komisionin Evropian lidhur me përmbushjen e hapave të reformës.

Shkup - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha do të organizojë një debat publik për procedurën e rinovimit të lejes për USJE, në të cilin, siç paralajmërojnë nga Ministria resot, do të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara, përfshirë përfaqësues të organizatave dhe iniciativave qytetare si dhe të ekpertëve.

Shkup - Kuvendi në kuadër të seancës së sotme të 92-të, e përcaktoi nevojën për miratimin e disa ligjeve.Deputetët mbështetën miratimin, me procedurë të shkurtuar, të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pyjet, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurime Publike në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Siguri në komunikacionin rrugor dhe Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zhvillim, Prodhim dhe Qarkullim të mallrave ushtarake, me procedurë të shkurtuar.

Shkup - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza,  Muhamed Ali, sot realizoi takim pune me specialisten rajonale për emergjenca,  Reka Shresta, si dhe me përfaqësuesen e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut, Lesli Miller.

Shkup - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informoi se deri më tani janë realizuar katër fluturime të organizuara për evakuimin e qytetarëve nga rajoni i Lindjes së Afërt, me të cilat janë transportuar gjithsej 458 pasagjerë.Siç theksohet në kumtesën, 380 prej tyre janë shtetas të RMV-së, ndërsa 78 janë shtetas të huaj.

Shkup- Pas nënshkrimit të Aneksit numër 8 të Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Kërçovë - Ohër nga ana e zëvendëskryeministrit i ngarkuar për Sistem Politik, Lupço Dimovski, dhe ministrit të Transportit Aleksandar Nikolloski, nënshkruan edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, dhe përfaqësuesi gjeneral i Sinohidro në vendin tonë, Çen Çen, kumtuan pasdite nga Ndërrmarja Publike. 

Shkup - Ekonomitë nuk mund ta arrijnë potencialin e tyre të plotë nëse gjysma e popullsisë është e kufizuar në mundësitë për të marrë pjesë, u porosit në ngjarjen kryesore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me moton „No Economy Wins Running at Half Capacity: The Economic Power of Gender Equality“, në të cilën mori pjesë edhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska. 

Shkup- Kryetari i Komisionit për organizimin e Kongresit të Aleancës për Shqiptarët, Valbon Limani, ka deklaruar se partia është e gatshme të rifreskojë organet dhe strukturat e saj partiake, duke hapur rrugë për një përfshirje më të gjerë të anëtarësisë në vendimmarrje.

Shkup – Nëpunës të policisë nga SPB Shkup nga ujërat e lumit Vardar kanë nxjerrë trup të një gruaje, e cila paraprakisht nga familja e saj ishte denoncuar si e zhdukur. Trupi i të ndjerës, siç informojnë nga MPB, është nxjerrë dje rreth orës 11:00, pas çka një mjek i Ndihmës Urgjente Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar për obduksion. 

Shkup – Në një zjarr në hapësirën e parkingut para një ndërtese në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Komunën Aerodrom mbrëmë janë djegur tri vetura. 

Ankara - Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, sot deklaroi se Turqia nuk do të lejojë asnjë plan që synon të nxisë luftë civile në Iran.

Ankara - Shefi i diplomacisë gjermane Johan Vadeful, sot deklaroi se çështjet e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit, e cila është strategjikisht e rëndësishme, mund të zgjidhen vetëm me mjete diplomatike.

Bruksel - BE-ja ka propozuar një mision inspektimi për tubacionin e gazit ukrainas "Druzhba" dhe është duke pritur një përgjigje nga Ukraina, deklaroi një zëdhënës i Unionit, i cituar nga media britanike. 

Brukse– Bashkimi Evropian  ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër vendosjes së tarifave të reja për importet e produkteve industriale nga Evropa që mund të shkelin marrëveshjen për tarifa.

Bejrut - Ushtria izraelite i ka paralajmëruar banorët e një zone të madhe të Libanit jugor që të largohen nga shtëpitë e tyre, duke deklaruar se do të veprojë "me vendosmëri" kundër Hezbollahut.

 

Остани поврзан