• петок, 13 март 2026
MIA Flesh

12:00 / 13 mars / 2026 

Shkup - Sipas Kushtetutës, komunikimi në administratën shtetërore, mendoj se ishte neni 5, amendamenti 7, thotë qartë se gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik, por gjuhë e dytë zyrtare në këtë rast është gjuha shqipe. Të mos e përdor atë 20%, sepse është e qartë se bëhet fjalë për gjuhën shqipe. Më poshtë në të njëjtin nen thuhet se komunikimi i shqiptarëve me administratën shtetërore rregullohet me ligj. “Dhe tani vijmë te ajo pjesë, te ligji, nuk thotë me cilin ligj, por ja, me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Unë bisedova me studentët dhe ata thonë se në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, duhet që brenda një viti të harmonizohen të gjitha ligjet. Nëse kjo nuk bëhet, atëherë automatikisht konsiderohet se ligjet janë harmonizuar. Tani vijmë te dilema. Ligji për gjuhët është ligj i përgjithshëm, ose në drejtësi lex generalis. Ligji për dhënien e provimit të jurisprudencës është ligj special ose lex specialis. Nuk mundet që në mënyrë automatike me lex generalis, të mbisinkronizoni lex specialis”, tha kryeministri, Hristijan Mickoski gjatë intervistës për ORA24 TV, i pyetur për kërkesat që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski në intervistën për Ora24.tv, duke folur për rastin e marihuanës së sekuestruar, theksoi se në interes të hetimit nuk mund të flasë më shumë, por ajo që tashmë është e njohur për opinionin është se ish kryetarë të degëve të LSDM-së dhe të afërm të tyre janë të përfshirë në këtë rast. “Do të vijë koha që gjithçka të dalë në shesh. Hetimi do të përfundojë dhe do të dëgjojmë emra. Deri tani, nga ajo që dihet në opinion, ish kryetarë të organizatave lokale të LSDM-së dhe të afërm të tyre janë në njëfarë mënyre të përfshirë në të gjithë këtë skandal. Do t’ju kujtoj se ky skandal nuk është i ri. Ka pasur një aksion policor edhe më herët, në kohën kur LSDM dhe BDI ishin në pushtet në relacionin Strumicë- Prilep. Ju kujtohet se atëherë ai aksion u zhvillua në bashkëpunim me DEA-n amerikane, ndërsa u përmendën edhe emra që janë në lidhje familjare me familjen Zaev”, theksoi Mickoski.

Shkup - Trajnimi me temën "Mosdiskriminimi dhe lufta kundër anti-ciganizmit si formë e racizmit" po realizohet sot në Klubin e deputetëve në Shkup. Ngjarja organizohet nga Ministri pa resor për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë së Përfshirjes së Romëve 2022–2030, Shaban Saliu, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës. "Kjo iniciativë, e cila është pjesë e programit të BE-së dhe Këshillit të Evropës, "Integrimi i Romëve - faza e tretë", u drejtohet kryesisht mësimdhënësve dhe përfaqësuesve të arsimit të mesëm. Shtyllat kryesore të trajnimit përfshijnë njohjen e anticiganizmit: thellimin e kapaciteteve për të kuptuar këtë formë specifike të racizmit, ndjeshmërinë kulturore: zgjerimin e njohurive rreth kulturës rome, qasjen gjithëpërfshirëse: sigurimin e trajtimit të drejtë dhe jodiskriminues në shkolla, u theksua në këtë ngjarje. 

Shkup - Në praninë e mysafirëve të shumtë dhe adhuruesve të artit, mbrëmë në Galerinë Kombëtare - objekti Çifte Hamam u hap ekspozita "Flora-Fauna-Çatitë", e artistëve bashkëkohor austriak Konstance Pirh, Manfred Lajrer dhe Haro Pirh, veprat e të cilëve janë inspiruar nga natyra, jeta dhe hapësira që na rrethon. Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se "ekspozita është një ngjarje kulturore e cila sjell freskinë e Austrisë miqësore, por edhe një rast i mirë për të konfirmuar marrëdhëniet e mira dhe miqësore tradicionale mes dy vendeve të cilat janë të lidhura me lidhje të thella kulturore, historike dhe shpirtërore".

Shkup - Lajmi i mirë për ekonominë e Maqedonisë dhe për qytetarët është se rritemi, vitin 2025 e mbylli me rrenditjen në pesë vendet e para në Evropë dhe këto janë fakte, menjëherë pas Irlandës, Maltës dhe Qipros, së bashku me Poloninë. Këto janë të dhëna të Eurostatit. E njëjta situatë ishte edhe në vitin 2024. Para gjashtë apo shtatë vitesh ishim në fund të rajonit, ndërsa tani jemi liderë në rajon dhe ndër pesë vendet e para në Evropë për nga përqindja e rritjes së bruto prodhimit vendor, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski mbrëmë në intervistën për TV Ora 24, duke folur për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D dhe për investimet tjera, si dhe për parametrat ekonomik. Përveç kësaj, mund të them se në dy muajt e parë të vitit kemi rritje dyshifrore në përqindje të të ardhurave në buxhet, që do të thotë se ekonomia po ecën mirë.

Shkup - Informata të reja të lidhura me furnizimin dhe çmimet e derivateve të naftës në tregun vendor do të kumtohen sot në një ngjarje, të cilën e organizon Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale. Deklarata në lidhje me gjendjen do të japin ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska dhe drejtori kryesor ekzekutiv i SHA OKTA -Shkup, Dimitris Pashos. 

Shkup - Më shumë se një e treta (35,4 për qind) e blerësve onlajn në BE raportuan probleme gjatë blerjes përmes një faqeje interneti ose aplikacioni, sipas studimit të Eurostat për vitin 2025 mbi përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Në North Maqedoni, probleme me e-shopingun patën 29,41 pët qind e blerësve. Ndër vendet e BE-së, përqindja më e lartë e klientëve që kanë hasur probleme është regjistruar në Maltë (64,0 për qind), Holandë (57,9 për qind) dhe Luksemburg (51,4 për qind) Në anën tjetër, përqindjet më të ulëta janë raportuar në Portugali (4,5 për qind), Greqi (10,6 për qind) Letroni (13,3 për qind).

Shkup - Nesër në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku për shkak të një proteste, bëri të ditur sot Ministria e Punëve të Brendshme. "Në orën 12:05, në organizim të Federatës së Sindikatave të Maqedonisë, do të mbahet protestë e cila fillon para ndërtesës së LSM-së në rrugën "Mirçe Acev", majtas përgjatë "Filipit të Dytë", djathtas përgjatë "11 Tetorit", përgjatë "Dimitrije Çupovskit", djathtas përgjatë "Vasil Gllavinovit", përgjatë bulevardit "VMRO", majtas përgjatë bulevardit "Ilinden" deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup. Për këto arsye, Njësia për siguri në trafikun rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të trafikut në rrugët e theksuara në Qytetin e Shkupit”, informon MPB.

Shkup - Katër gradë nën zero janë matur këtë mëngjes në Berovë, ndërsa në Kodrën e Diellit shtresa e dëborës është 58 centimetra, njoftoi DPHM-ja. Janë regjistruar -2 gradë në Manastir dhe Strumicë, -1 në Shkup-Petrovec, Hanet e Mavrovës, 0 në Kriva Pallankë, Veles, Kodrën e Diellit, Demir Kapi, Tetovë, Gjevgjeli, dhe Shtip, 1 në Kumanovë, Prilep, Ohër, Pretor dhe Kavadar, 2 në Shkup-Zajçev Rid, 3 në Krushevë, ndërsa 4 në Vinicë. Sipas sinoptikëve, edhe sot pritet që moti të jetë me diell, me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej  14 deri në 20 gradë.

Paris - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, sot mbërriti në Paris ku duhet të takohet me presidentin francez Emanuel Makron, njoftoi zëdhënësi i tij, Sergej Nikiforov. Ai tha se programi i vizitës përfshin biseda mes presidentëve të Ukrainës dhe Francës, ndërsa Zelenski do të takohet edhe me studentë, transmeton Ukrinforn. Siç ishte njoftuar paraprakisht, të dy presidentët do të bisedojnë për situatën aktuale në Ukrainë, mbështetjen e Francës dhe partnerëve evropian në ndihmën e Kievit, si dhe për mënyrat e rritjes së presionit ndaj Rusisë, duke përfshirë edhe luftën kundër të ashtuquajturës "flota ruse në hije", publikoi Ukrinform.

Stamboll - Tërmet me magnitudë prej 5,5 ballë të shkallës Rihter gjatë natës së kaluar tronditi provincën turke Tokatit, në pjesën veriore të vendit, kumtoi mëngjesin e sotëm Agjencia turke për Menaxhimin e Fatkeqësive AFAD, transmeton DPA. Tërmeti u ndje edhe në provincat fqinje të Samsunit, Amasjas, Ordusë dhe Sivasit, kumtoi AFAD. Tërmeti u regjistrua në orën 3:35 të mëngjesit në një thellësi prej 6,37 kilometra. Për momentin nuk ka ndikime negative, kumtoi AFAD.

Tel Aviv – Pesëdhjetë e tetë persona u lënduan gjatë një sulmi raketor iranian ndaj një lagjeje arabe në Izraelin verior. Sipas autoriteteve izraelite, një grua mori lëndime, ndërsa të tjerët pësuan lëndime të lehta nga xhamat e thyer. Policia izraelite tha se raketa iraniane ra pranë një ndërtese banimi në lagjen Zarzir, afër Nazaretit.

Teheran - Korpusi iranian i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha se kishte shënjeshtruar me raketa dhe dronë aeroplanmbajtësen amerikane "Abraham Linkoln", duke e bërë anijen jofunksionale dhe të detyruar të tërhiqet nga ujërat rajonal. Sipas Komandës qendrore të Iranit, sulmi është kryer në Detin e Omanit, rreth 340 kilometra nga kufijtë detar të Iranit, duke shfrytëzuar raketa të avancuara dhe dronë. IRCG dje e sulmoi edhe bazën e Flotës së pestë të marinës amerikane në Mina Salman, Bahrein, në dy valë sulmesh me raketa dhe dronë.

Uashington - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp kritikoi mbrëmë rrjetin televiziv amerikan Si-En-En për transmetimin e një pjese të deklaratës publike të udhëheqësit të ri suprem iranian, Moxhtaba Hamnei. Kjo është hera e dytë brenda tre ditëve që Trampi sulmon këtë kanal televiziv për raportimin e tij mbi reagimin e regjimit iranian ndaj sulmeve të SHBA-së. Shtëpia e Bardhë në rrjetet sociale njoftoi se "rrjeti i lajmeve të rreme Si-En-En transmetoi vetëm katër minuta pa ndërprerje nga televizioni shtetëror iranian, i drejtuar nga i njëjti regjimi i çmendur dhe vdekjeprurës që krenohet me masakrat brutale ndaj amerikanëve për 47 vjet". 

Uashington -  Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se beson se udhëheqësi i ri suprem iranian, Moxhtaba Hamnei, babai i të cilit, ish udhëheqësi suprem iranian, Ali Hamnei, u vra në ditën e parë të luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, është gjallë, por "i plagosur" raportuan mediat britanike. Ata vërejnë se Moxhtaba Hamnei nuk është parë publikisht nga iranianët që kur u zgjodh nga Asambleja e Ekspertëve, dhe komentet e tij të para dje u lexuan nga një moderator i televizionit shtetëror.

Shtutgart – Në tetë ndeshjet e para të 1/8 së finales së Ligës së Evropës mbrëmë, në shtatë ndeshje u shënuan nga një deri në dy gola, ndërsa vetëm tre kishte në ndeshjen midis Shtutgartit dhe Portos. Mysafirët ishin më të suksesshëm pasi në një periudhë prej shtatë minutash shënuan dy gola.

Samsun – Në ndeshjet e para të 1/8-ës së finales të Ligës së Konferencës së UEFA-s të luajtura mbrëmë, më shumë festuan mysafirët të cilët arritën fitore, ndërsa dy ndeshje përfunduan me triumf për ekipet vendase dhe dy pa gola. Fitoret në terrenin mysafir të Shahtjorit, Strasburgut, Rajo Valekanos dhe AEK-ut ju siguruan atyre një avantazh të mirë dhe një shans për t'u kualifikuar në çerekfinale.

Остани поврзан