MIA Flesh
- Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova konsideron se avokatët e popullit i mbrojnë të drejtat e qytetarëve kur ato shkelen nga administrata shtetërore dhe publike, dhe se nuk kanë kompetenca mbi punën e ministrave. Ne duhet, thotë ajo, të mësojmë se ekzistojnë dy interpretime të Kushtetutës dhe ligjeve, gjyqësore dhe shkencore, dhe se ato nuk duhet të interpretohen në mënyrë partiake, gjë që, siç theksoi ajo, për fat të keq ndodh shpesh në vendin tonë. Ajo shtoi se nuk komenton, sepse nuk e di saktësisht se çfarë do të thotë kjo hapje e një procedure, dhe nuk e ka parë shembullin konkret, por beson se është mirë për ne të mësojmë se ekzistojnë dy lloje interpretimesh të Kushtetutës dhe ligjeve.
18:00/19 shkurt/2026
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova konsideron se avokatët e popullit i mbrojnë të drejtat e qytetarëve kur ato shkelen nga administrata shtetërore dhe publike, dhe se nuk kanë kompetenca mbi punën e ministrave. Ne duhet, thotë ajo, të mësojmë se ekzistojnë dy interpretime të Kushtetutës dhe ligjeve, gjyqësore dhe shkencore, dhe se ato nuk duhet të interpretohen në mënyrë partiake, gjë që, siç theksoi ajo, për fat të keq ndodh shpesh në vendin tonë. Ajo shtoi se nuk komenton, sepse nuk e di saktësisht se çfarë do të thotë kjo hapje e një procedure, dhe nuk e ka parë shembullin konkret, por beson se është mirë për ne të mësojmë se ekzistojnë dy lloje interpretimesh të Kushtetutës dhe ligjeve.
Shkup - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka njoftuar se është realizuar pagesa në vlerë prej 338.468.141 denarësh për 9.567 persona. E njëjta është realizuar në përputhje me Masën 1.6 - pagesa direkte sipas sipërfaqes së punueshme për mirëmbajtjen e pemishteve ekzistuese, me ç’rast sigurohet mbështetje e vazhdueshme për mirëmbajtjen dhe avancimin e prodhimit pemëtar. "Vazhdojmë me përkushtim t’i mbështesim fermerët e vërtetë dhe të kontribuojmë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe konkurrues të bujqësisë maqedonase", njofton Ministria.
Shkup - Në gjysmën e dytë të vitit 2025, rritje më e lartë e çmimeve të apartamenteve të shitura, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka pasur në Kumanovë për 24 për qind, Tetovë për 22 për qind, Karposh, Kisella Vodë dhe Gazi Babë me nga 16 për qind, Qendër për 14 për qind, ndërsa rënie të çmimit të apartamenteve të shitura ka pasur në Gostivar dy për qind. "Analiza e diapazonit të çmimit të shitjes së arritur për metër katror tregon se minimumi më i ulët i regjistruar në gjysmën e dytë të këtij viti ishte në Çair, 19.543 denarë për metër katror, ndërsa maksimumi më i lartë i regjistruar ishte në Qendër, 232.722 denarë për metër katror, tregon Raporti i Regjistrit të çmimeve dhe qirave për gjysmën e dytë të vitit 2025, të publikuar sot nga Agjencia për Kadastër të Patundshmërive.
Shkup - Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, sot zhvilloi takim me ambasadorin e Francës, Kristofer Le Rigoler dhe këshilltarin e parë Filip Marsheto. Shërbimi për shtyp i Kuvendit kumtoi se në fokus të bisedave ishin përpjekjet e shumicës qeveritare për luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe realizimi i zhvillimit ekonomik për qytetarët dhe vendin.
Strugë - Gërmimet e bëra rreth burimeve në "Shkum", janë arsyeja kryesore që shkaktuan turbullim të ujit nga i cili furnizohen Struga dhe fhatrat, konkludoi kryetari i Komunëls, Mendi Qyra në mbledhjen e sotme të jashtëzakonhsme të Këhillit të Komunës së Strugës, ku pikë e vetme ishte debati për problemet e qytetarëve me furnizimin e rregullt me ujin e pijshëm. Ai theksoi se dy kompani gjatë viteve kanë kryer gërmime, të cilat, siç vërejti, ishin të thella dhe dëmtimet vësshtirë do të sanohen. Fajin e drejtoi tek paraardhësit e tij dhe institucionet kompetente, duke cekur se ashë nuk është ndërmarrë për mbrojtjen e burimeve.
Tiranë - Sipas listave në dispozicion të Shërbimit Shtetëror të Inteligjencës dhe Antiterrorizmit të Shqipërisë, të paktën 44 shtetas shqiptarë janë ende në Siri, nga të cilët 20 janë burra (10 prej tyre në burg), si dhe 24 gra dhe fëmijë, nga të cilët shtatë janë gra dhe 17 janë fëmijë. Deri më tani, 39 gra dhe fëmijë janë kthyer në Shqipëri, të cilët u larguan me burrat e tyre të indoktrinuar nga imamë të vetëshpallur që propagandonin përfshirjen në Shtetin Islamik.
Athinë - Për të theksuar edhe një herë kërkesat e tyre, me theks në kërkesën për prolongimin e detyrimit ligjor për zëvendësimin gradual të të gjitha taksive në Athinë dhe Selanik me taksi plotësisht elektrike, shoferët e taksive sot mbajtën një protestë në metropolin grek në kuadër të një greve treditore që filloi të martën, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. sindikale, ecën nëpër rrugët qendrore të Athinës deri në Parlament dhe sheshin Sintagma, dhe vazhduan drejt destinacionit të tyre përfundimtar - Pallatit të Kryeministrit.
Budapest - Hungaria po mendon ta ndërprejë eksportin e energjisë elektrike dhe gazit në Ukrainë nëse Kievi vazhdon të mos dërgojë naftë për Budapestin përmes naftësjellësit "Druzhba", deklaroi në brifingun e sotëm shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, Gergeli Guljas. Ai theksoi edhe se qeveria e Hungarisë, me kërkesë të rafinerisë MOL lëshoi rezerva strategjike të naftës. Hungaria dhe Sllovakia janë vendet e vetme anëtare të BE-së, rafineritl e të cilave përdorin naftë ruse të dërguar përmes naftësjellësit "Druzhba". Por, dërgesa e naftës u ndërpre më 27 janar prej kur Ukraina njoftoi se naftësjellësi është dëmtuar gjatë sulmit rus me dronë.
Shkup - Kampioni i futbollit të Maqedonisë, Shkëndija do të luajë ndeshjen e parë të 1/16 të finales së Ligës së Konferencës së UEFA kundër ekipit turk Samsunspor sonte në orën 21:00. Qytetarët e Tetovës e presin ndeshjen në një atmosferë të shkëlqyer. "Atmosfera është e shkëlqyer dhe kemi dy fitore, por më e rëndësishme është që jemi gati për sfidën. Presim mbështetje nga tribunat. Ëndrra jonë është realizuar tashmë, por të gjithë duan më shumë. Jemi gati të japim më të mirën tonë", tha kapiteni i Shkëndijës së Tetovës, Besart Ibraimi.