09:00 / 20 shkurt / 2026
Shkup - Debati shkencor-profesional mbi Propozim-ligjin për falje do të mbahet sot në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë" në Shkup. Organizatorët e debatit, Shoqata për të Drejtën Penale dhe Kriminologjinë e Maqedonisë së Veriut (SHDPKM) dhe Fakulteti Juridik "Justiniani i Parë" në Shkup, njoftuan se në debat do të mbajnë fjalim kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Drejtësisë Igor Filkov, dekani i Fakultetit Juridik "Justiniani i Parë" Sasho Georgievski, dhe kryetarja e SHDPKM-së, Aleksandra Gruevska-Drakulevski.
Shkup - Për shkak të reshjeve të borës prej orës 07:40 vendoset ndalesë qarkullimi për kamionët dhe autobusët në drejtimin rrugor Tetovë - Kodërn e Dielllit, kumtoi NP "Rrugët e Maqedonisë". Për llojet e tjera të automjeteve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, në zonat më të larta me shi dhe borë, ndërsa në male me borë. Spas parashikimeve të DPHM-së, reshjet do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar, nga drejtimi jugor. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor.
Shtutgart - Kancelari gjerman, Fridrih Merc sot përsëri do të kandidojë përsëri për kryetar të Unionit konservator kristian- demokrat (CDU) në konferencën kombëtare të partisë në qytetin jugperëndimor të Shtutgartit, njoftoi DPA. Në kongresin dy-ditor pritet si e ftuar nderi të marrë pjesë dhe ish kancelarja Angela Merkel, që do të përfaësoj vizitën e saj të parë në një konferencë federale të partisë CDU që nga përfundimi i mandatit të saj. Merc do të kërkojë mbështetje të fortë nga delegatët e partisë ndërsa kandidon për rizgjedhje për herë të parë që kur u zgjodh kancelar në maj të vitit 2025.
Uashington - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, theksoi se Hungaria mund të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për Ukrainë nëse Kievi vazhdon të ndërhyjë në furnizimet e naftës ruse, raporton DPA. "Nuk dua të kërcënoj ose të paragjykoj asgjë. Por, Ukraina merr një pjesë të konsiderueshme të energjisë së saj elektrike përmes Hungarisë", deklaroi Orban mbrëmë para gazetarëve hungarezë në Uashington. Lideri hungarez tha se Kievi duhet të ndalojë atë që ai e përshkroi si përpjekje për të krijuar trazira dhe "kërcënime", duke shtuar se Budapesti mund të konsiderojë "hapa hakmarrës".
Nju-Jork - Irani dje paralajmëroi se do të përgjigjet "me vendosmëri dhe në mënyrë proporcionale" nëse sulmohej për shkak rritjeve të tensioneve me Uashingtonin, duke thënë se mjetet ushtarake amerikane në rajon do të konsideroheshin si caqe legjitime. Në letrën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara tha se "të gjitha bazat, objektet dhe mjetet e forcës armike në rajon do të përbëjnë caqe legjitime" në rast agresioni. Ushtria amerikane mban baza të shumta në të gjithë Lindjen e Mesme me dhjetëra mijëra trupa.
Gazë - Grupi palestinez Hamas bëri thirrje për presion ndërkombëtar ndaj Izraelit. Në njoftim, grupi palestinez bëri thirrje ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe vendeve pjesëmarrëse në këshillin e ri të formuar të ndërmarrin "hapa praktikë" për ta detyruar Izraelin të ndalojë fushatën e saj ushtarake, të hapë pikat kufitare, të lejojë hyrje të pakufizuar të ndihmës humanitare në territor dhe të nisë menjëherë rindërtimin. Në takimin e Komitetit për Paqe në Uashington dje, Trampi premtoi miliarda dollarë ndihmë për zonën bregdetare të shkatërruar nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit.