09:00/19 shkurt/2026
Shkup - Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 85-të, ndërsa në rend të ditës janë Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje, e propozuar nga deputetët qeveritar dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrogën minimale, e propozuar nga opozita. Të dy ligjet duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar.
Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot do të japë llogaridhënie për punën e bërë në 100 ditët e para që nga marrja e detyrës. "Kemi punuar me përkushtim, kemi hedhur themele dhe kemi filluar procese që nënkuptojnë ndryshime të vërteta për qytetin. Llogaridhënia dhe transparenca janë detyrë ndaj qytetarëve, prandaj ju ftoj të ndajmë rezultatet dhe planet që po vijnë", thotë Gjorgjievski.
Shkup - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot organizon një ngjarje promovuese me rastin e prezantimit zyrtar dhe lëshimit në përdorim të pajisjeve të sapodërguara speciale për deponinë Rusino, në kuadër të Projektit Rajonal për menaxhimin me mbeturina të ngurta. Siç informoi, bëhet fjalë për një investim me vlerë 1.114.200 euro, i financuar përmes një huaje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Shkup - Mbi 20 kompani sllovake dhe 40 nga vendi nga sektorë të ndryshëm do të marrin pjesë në Biznes forumin e sotëm Maqedoni e Veriut-Sllovaki, që do të mbahet në Shkup. Forumin do të hapin ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski dhe ministri i Financave i Sllovakisë, Lladisllav Kamenicki.
Shkup - Besimtarët e konfesionit islam sot në mëngjes e filluan agjërimin e Ramazanit, i cili do të zgjasë 29 ditë dhe përfundon më 20 mars. Gjatë agjërimit besimtarët që nga lindja e diellit e deri në përëndimin e diellit rezistojnë ushqimin dhe pijet. Sipas religjionit islam, Ramazani është muaji kur ajetet e para të Kuranit iu shpallën Profetit Muhamed më shumë se 1.400 vjet më parë. Agjërimi, i cili është një nga shtyllat e islamit është i detyrueshëm për të gjithë besimtarët për pastrimin e tyre fizik dhe shpirtëror. Besimtarët duhet të rezistojnë fjalët dhe veprat e këqija me qëllim të pastrimit njerëzor. Agjërimi është detyrim fetar për çdo person të moshës madhore, besimtar mysliman i shëndoshë, por nuk është i detyrueshëm për të sëmurët, gratë shtatzëna dhe punëtorët të cilët bëjnë punë të rënda fizike.
Shkup - Mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor.
Teheran - Tërmet me magnitudë 5,5 ballë sipas shkallës Rihter goditi sot Iranin jugoe, njoftoi Qendra Gjermane Kërkimore për Shkenca Gjeologjike(GFZ). Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometra, sipas GFZ-së. Aktualisht nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale.
Uashington - Përfaqësues të lartë të sigurisë kombëtare e njoftuan presidentin amerikan, Donald Tramp se ushtria është e gatshme për sulme potenciale ndaj Iranit që të shtunën, por se korniza kohore për çfarëdo aksioni me siguri do të vazhdojë edhe pas kësaj fundjave, njoftoi Si-Bi-Es-njuz, duke iu referuar burimeve të informuara me bisedat. Sipas tyre, Trampi ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për atë nëse do ta kryejë sulmin.
Uashington - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio planifikon ta vizitojë Izraelin javën e ardhshme për të biseduar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, njoftoi DPA, duke iu referuar informatave të Departamentit amerikan të Shtetit. Rubio do të udhëtojë për në Izrael më 28 shkurt. Ende nuk ka informata për agjendën e takimit, njofton agjencia.
Uashington - Do të ishte mirë që Irani të këshillohet për të arritur një marrëveshje me SHBA-të, njoftoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë, duke përsëritur se diplomacia mbetet opsioni që preferon presidenti Donald Tramp, transmeton DPA. Në pyetjen për një veprim të mundshëm ushtarak, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit, tha se ka "shumë arsye dhe argumente" që mund të paraqiten për një sulm ndaj Iranit.