• сабота, 21 февруари 2026
MIA Flesh

12:00 / 20 shkurt / 2026

Shkup - Presidentja Goradana Siljanovska-Davkova, sonte, në orën 19, do të mbajë fjalim në hapjen e konferencës ndërkombëtare me titull. "E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor: Integrimi politik, bashkëpunimi rajonal dhe rezistenca ekonomike në kohë sfidash globale". Konferenca organizohet nga Unioni Panevropian i Maqedonisë në bashkëpunim me Unioni Panevropian të Austrisë, Fondacioni “Oto fon Habsburg” dhe Instituti i Rajoneve të Evropës nga Salzburg.

Shkup - Kur një kandidat paraprakisht përjashtohet pa analizuar programin dhe rrugën e tij profesionale, kjo ngre çështje në lidhje me natyrën e kritereve që zbatohen. Jam e bindur se një zgjedhje e kësaj rëndësie duhet të bazohet në cilësi, ndërsa jo në përshtatshmëri, theksoi prokurorja Lençe Ristoska në reagim ndaj deklaratës së djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoskit. "Profesionistët në sistem duhet të dinë se puna dhe ekspertiza e tyre janë e vetmja monedhë që duhet të vendosë. Në të kundërtën, rrezikojmë të përçojmë një mesazh se, pavarësisht nga kompetenca, përshtatshmëria është primare, ndërsa kjo nuk është rruga që duhet të ndjekë një shoqëri demokratike", potencoi Ristoska në reagim. 

Shkup - Doktor Andon Çibishev nga Klinika e Toksikologjisë, i cili është edhe ish-drejtor i kësaj Klinike,  në vitin 2021, pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë, në një paraqitje televizive tha se në vend të spitaleve modulare, mundësi më e mirë për kudjes të pacientëve me Kovid ishin departamentet e sëmundjeve infektive dhe të mjekësisë interne. "Kemi një grumbull institucionesh shëndetësore jofunksionale ose të rrënuara, të lëna në dorë të kohës, të cilat, me pak para dhe pak organizim, mund të përshtateshin dhe të përdoreshin në kontekstin e situatës në të cilën ndodhemi. Këto janë institucione të ndërtuara sipas të gjitha standardeve, ato vetëm duhet të përshtaten", deklaroi në atë kohë doktor Çibishev për emisionin "Çfarë nuk është e qartë" të transmetuar më 11 shtator 2021 në televizionin "Alfa".

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një paraqitje televizive njoftoi se Ministria Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penale në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë ndaj 10 personave, për të cilët ka dyshime të bazuara se janë të lidhur me prodhimin e paligjshëm dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike sipas nenit 215 të Kodit Penal. Dy nga të dyshuarit janë tashmë në paraburgim 48-orësh, ndërsa hetimi i kryer nga Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorinë lidhet edhe me drogat e gjetura në Serbinë fqinje, për të cilat ka indikacione se rrjedhin nga kapacitetet prodhuese për të ashtuquajturin kanabisin mjekësor në vend. Ministri Toshkovski, në një paraqitje në emisionin "Klik Plus", në TV21 theksoi se kallëzimi penal është rezultat i një hetimi të gjerë dhe aktiviteteve të ndërmarra në periudhën e kaluar.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në Fejsbuk njoftoi se ka biseduar në telefon me shefen e sapoemëruar të diplomacisë bullgare, Nadezhda Nejnski.  "Kam dërguar urime të sinqerta për emërimin e saj dhe i kam dëshiruar sukses në ushtrimin e detyrës. Në bisedë theksova se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të ndërtohen mbi parimet e fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe bashkëpunimit konstruktiv. Po ashtu, kam inicuar një takim dypalësh që do të realizohet në periudhën e ardhshme", shkruan Dimitar Mucunski.

Shkup - Nga ora 10:35 hiqet ndalesa për qarkullimin e kamionëve dhe autobusëve në aksin rrugor Tetovë - Kodra e Diellit, kumtoi NP "Rrugët e Maqedonisë". Ndalesa për qarkullimin e kamionëve dhe autobusëve në këtë rrugë u vendos sot në mëngjes në orën 7:40 për shkak të reshjeve të dendura të borës

Shkup - Nga ora 10:20 është hequr ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në drejtimin rrugor në krahun Mavrovë-Dibër, kumtoi NP "Rrugët e Maqedonisë". Ndalesa për qarkullimin e kamionëve në këtë drejtim rrugor u vendos mëngjesin e sotëm në orën 6:50 për shkak reshjeve të dendura të borës. 

Shkup - Nga ora 09:00 hiqet ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda në rrugën Gostivar – Kërçovë përmes qafës malor Strazha, njofton NP "Rrugët e Maqedonisë". Më herët, për shkak të reshjeve të borës, nga ora 06:50, vendoset ndalim qarkullimi për automjete të rënda transportuese në rrugën Mavrovë - Dibër dhe Gostivar - Kërçovë përmes qafës malore Strazhë.

Vienë - Qendra bërthamore Zaporozhje në Ukrainën juglindore, është nën kontrollin e Rusisë, operon në linjën e vetme të jashtme të transmetimit që i ka mbetur, pasi që një javë më herët humbi linjën rezervë të energjisë, publikoi dje Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (ANEB). Drejtori i Përgjithshëm i ANEB, Rafael Grosi, deklaroi se linja e energjisë "Ferosplavna-1" u shkatërrua më 10 shkurt, "gjoja si rezultat i aktivitetit ushtarak". Kjo qendër bërthamore, më e madhja në Evropë me gjashtë reaktorë, tani funksionon vetëm me energji që vjen nga linja e transmetimit "Dnjepër", shtoi ai.

Paris/Romë - Një luftë verbale shpërtheu dje midis presidentit francez Emanuel Makron dhe kryeministres italiane Xhorxha Meloni për shkak vrasjes së një aktivisti francez të ekstremit të djathtë, i cili u rrah për vdekje nga të majtët ekstremë gjatë një proteste në Lion gjatë fundjavës. Shtatë persona, duke përfshirë dhe ndihmësin e një deputeti nga partia e ekstremit të majtë Franca Nepokorna (LFI), do të përballen me akuza për vrasje në këtë rast, deklaroi dje një prokuror. Ata ishin midis 11 të arrestuarve në fillim të kësaj jave. Meloni të mërkurën deklaroi në mediat sociale se vrasja, e kryer nga "grupe të lidhura me ekstremizmin e krahut të majtë... është një plagë për të gjithë Evropën".

Bon - Kompania gjermane mediatike Dojçe Vele, e cila prodhon programe për vendet e huaja, është e detyruar të reduktojë ofertën e saj për shkak të uljes së mbështetjes shtetërore, ndërsa 160 vende pune janë në rrezik, u njoftua dje. "Masat e kursimit rrezikojnë konkurrencën tonë në një kohë kur prezenca e fuqishme gjermane dhe evropiane është gjithnjë më e rëndësishme gjeopolitikisht", deklaroi drejtoresha e Dojçe Vele, Barbara Masing, pas shpalljes së masave. Ndër të tjera, parashikohet heqja e programit në gjuhën greke dhe reduktimi i programeve në gjuhët shqipe, bullgare dhe maqedonase.

Londër - Administrata e Trampit  planifikon të ndërtojë një bazë ushtarake për 5.000 ushtarë në Gazë, të shtrirë në një sipërfaqe prej 140 hektarë, mësoi gazeta britanike "Gardian". Sipas marrëveshjeve të Këshillit të Paqes, të cilat i ka siguruar "Gardian" ajo është një bazë ushtarake operative për Forcat e ardhshme Ndërkombëtare të Stabilizimit (FNS), e cila duhet të jetë shumëkombëshe. FNS është pjesë e Këshillit të Paqes që supozohet të qeverisë me Gazën. Këshilli drejtohet nga Presidenti amerikan Donald Tramp, ndërsa menaxhohet pjesërisht nga dhëndri i tij Xhared Kushner.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp i ka vazhduar sanksionet e SHBA-së kundër Rusisë për një vit tjetër për shkak të luftës në Ukrainë. Në mesazhin zyrtar të Trampit, të publikuar në regjistrin federal të SHBA-s, thuhet se vazhdimi do të hyjë në fuqi më 6 mars. Në dokument thuhet se gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur me Urdhërin Ekzekutiv 13660, vazhdohet për një vit tjetër në përputhje me nenin 202(d) nga Ligji për gjendjet e jashtëzakonshme kombëtare.

Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp, mbrëmë deklaroi se arrestimi i Endrju Mauntbaten-Vindzor ishte "i keq për familjen mbretërore britanike", publikoi DPA. Komenti i tij vijoi pas arrestimit të ish-princit me dyshimin për keqpërdorim me funksionin publik për lidhjet e tij me financierin dhe abuzuesin seksual Xhefri Epstin. Në bisedë me gazetarët gjatë rrugës për në një ngjarje në shtetin e Xhorxhias, Trampi vlerësoi vëllanë e Endrjut, mbretin britanik, Çarli i III, dhe shtoi se ai "shumë shpejtë do të vijë në vendin tonë". 

Gazë - Hamasi ka filluar votimin për një lider të ri të përkohshëm, konfirmoi për Bi-Bi-Si-në një zyrtar i lartë palestinez. Votimi po zhvillohet në të gjithë Gazën, Bregun Perëndimor dhe midis anëtarëve të Hamasit jashtë vendit. Vendimi për një lider të ri vjen pasi sulmet izraelite gjatë luftës pas tetorit 2023 vranë shumicën e liderve të lartë të lëvizjes, përfshirë Jahja Sinvar dhe Ismail Hania. Komandanti ushtarak Mohamed Deif u vra gjithashtu. Komiteti i përkohshëm drejtohet nga Mohamed Dervish nga Katari. 

Shkup – Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në 1/16 e finales së Ligës së Konferencës së UEFA-s, Shkëndija pësoi humbje minimale në shtëpi mbrëmë me rezultat 1:0 nga skuadra turke Samsunspor. Mysafirët shënuan golin e fitores në fund të ndeshjes. "Urime kundërshtarit, ata ishin një skuadër më e mirë. Nuk mendoj se ishim në formën tonë më të mirë në këtë ndeshje. Kur luan kundër një skuadre cilësore, duhet të shfrytëzosh çdo moment dhe të realizosh ato dy ose tre raste. Nga ana tjetër, kundërshtari arriti të shënojë një gol nga rastet e pakta të tij dhe kjo vendosi ndeshjen. Të enjten, në fushën mysafire do të përpiqemi të paraqitemi në lojën tonë më të mirë", tha trajneri i skuadrës nga Tetova, Jeton Beqiri.

Остани поврзан