12:00/15 janar/2026
Shkup - Tetëmbëdhjetë shkolla fillore dhe shtatë të mesme në vend kanë marrë grante nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të zbatuar aktivitete nga programet për mbrojtjen e nxënësve nga lloje të ndryshme të veseve, dhunës dhe delikuencës. Në ueb faqen e MASH-it janë publikuar rezultatet e thirrjeve publike (për shkollat fillore dhe të mesme) për ndarjen e fondeve për zbatimin e aktiviteteve nga programet për mbrojtje nga dhuna, abuzimi dhe neglizhenca e nxënësve, programet për parandalimin e diskriminimit dhe programet për parandalimin e përdorimit të alkoolit, duhanit, abuzimit me drogë dhe substanca të tjera psikotrope, një program për parandalimin e pjesëmarrjes në lojëra fati dhe për mbrojtje nga delikuenca e të miturve për vitin shkollor 2025/2026.
Shkup - Një delegacion i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), i kryesuar nga drejtori Muhamed Ali, mori pjesë në World Safety Summit 2026 në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, dedikuar sigurisë dhe menaxhimit me kriza, i cili u mbajt në kuadër të One Billion Initiative globale. Në kuadër të samitit, siç informojnë nga QMK-së, drejtori Ali mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues nga vendet pjesëmarrëse, ku mbajti një fjalim, në të cilin theksoi rëndësinë e forcimit të sistemeve kombëtare dhe rajonale të menaxhimit të krizave, promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe nevojën për një qasje të përbashkët të koordinuar në përballimin e sfidave bashkëkohore globale. Ai theksoi veçanërisht nevojën për përmirësimin e vazhdueshëm të koordinimit institucional, shkëmbimin në kohë të informacionit dhe forcimin e kapaciteteve të reagimit ndaj gjendjeve të jashtëzakonshme.
Shkup - Drejtoria e doganave informon se është zbuluar një rast me punë ilegale të një kompanie e cila ka kryer shërbime ndërkombëtare postare pa licencë adekuate, me ç'rast dërgesat postare i ka futur me automjet përmes vendkalimit kufitar, pa i paraqitur tek organet doganore. Siç kumtoi sot Drejtoria e doganave, gjatë bastisjes në kompani janë gjetur 166 dërgesa postare me mallra të llojllojshme, me vlerë të përgjithshme prej pothajse 240 mijë denarëve.
Shkup - Duhet të ketë mbështetje për çdo ligj që mbron shëndetin e qytetarëve, deklaroi sot zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, i cili mori pjesë në një aktivitet në Komunën e Kisella Vodës. Ai u pyet nëse është planifikuar një takim me hotelierët në lidhje me ligjin e paralajmëruar kundër pirjes së duhanit.
Shkup - Temperatura minimale sot në Berovë ka qenë -6 gradë celsius, -5 në Shkup-Petrovec, Strumicë, Demir Kapi, -4 në Manastir, Veles, Shtip, Kavardar, Kodrën e Diellit, -3 në Prilep, -2 në Shkup-Zajçev-Rid, Gjevgjeli, -1 në Krushevë, Pretor, Kumanovë, 0 në Kriva Pallankë, Vinicë, informojnë mëngjesin e sotëm nga DPHM. Deri në orën shtatë, lartësia e shtresës së borës në Kodrën e Diellit ishte 25 centimetra, ndërsa në 10 - Hanet e Mavrovës, Krushevë.
Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore këtë mëngjes po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata. Sipas raportit të NP "Rrugt e Maqedonisë" nga ora 9 e mëngjesit, për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar për 100 deri në 150 metra në aksin rrugor Shkup - Tetovë. "Të gjitha rrugët janë të kalueshme. Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu, njoftoi NP "Rrugët e Maqedonisë", duke apeluar për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të komunikacionit dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.
Shkup - Për shkak të një defekti rrugor në një tub uji në rrugën "3" nr. 80 në fshatin Batincë, pa ujë do të jenë konsumatorët e kësaj rruge. NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi - Shkup bëri të ditur se ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë nga ora 10:20 deri në përfundim të aktiviteteve të punës.
Shkup - Për shkak të ndërtimit të një lidhjeje për furnizim me ujë me diametër prej 250 milimetra në rrugën "Venijamin Maçukovski" pn, sot furnizimi me ujë do të ndërpritet për konsumatorët e rrugëve "Venijamin Maçukovski", "Petar Acev" dhe "Anastas Mitrev" në Komunën e Aerodromit. Siç informojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi - Shkup, konsumatorët do të jenë pa furnizim me ujë nga ora 10:40 deri në përfundimin e aktiviteteve për ndërtimin e lidhjes për furnizim me ujë.
Bruksel - Sistemi i ri i BE-së për hyrje dhe dalje (EEC) implementimi etapor i së cilës në kufijtë e jashtëm të zonës Shengen ka filluar vitin e kaluar në tetor "shkaktoi pakënaqësi të dukshme tek udhëtarët", të cilëve duhet t'u merren të dhënat biometrike, paralajhmëroi Dega evropiane e Këshillit ndërkombëtar të aeroporteve (ACI Evropa). Sipas sistemit EES, shtetasit e vendeve që nuk janë anëtaerë të BE gjatë kalimit të parë të kufirit Shengen për herë të parë që nga zbatimi i tij duhet të fotografohen dhe të marrin gjurmët e gishtërinjve për regjistrim elektronik të të dhënave. Zbatimi i sistemit zgjat gjashtë muaj dhe duhet të përfundojë më 10 prill 2026, kur EES duhet të zbatohet në të gjitha pikat kufitare, dhe procedura e vulosjes së pasaportave do të zëvendësohet nga të dhënat elektronike në sistem.
Gjenevë - Më shumë se njëqind fëmijë të mitur u vranë në Rripin e Gazës pasi hyri në fuqi armëpushimi në tetor të vitit të kaluar, kumtoi Fondi i fëmijëve në Kombet e Bashkuara (UNICEF). Në raportin e UNICEF-it citohet se mes të vdekurve janë 60 djem dhe 40 vajza. Zëdhënësi i UNICEF-it, Xhejms Elder tha se rastet e vdekjes kryesisht janë shkaktuar nga sulmet ajrore dhe sulmet me dronë, por janë regjistruar edhe persona të vdekur të mitur nga armët, si dhe viktima nga mjetet e pashpërthyera në luftërat paraprake.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp e informoi ekipin e tij për siguri kombëtare se dëshiron që veprimi eventual amerikan ndaj Iranit të jetë një sulm i shpejtë dhe i vendosur ndaj regjimit në Teheran, publikoi "En-bi-si-njuz" (NBC News), duke i'u referuar dy burimeve anonime. Sipas tyre, Trampi dëshiron veprim të shpejtë në Iran për të shmangur përleshjen afatgjate. Burimet anonime pohojnë se Trampi është i gatshëm t'i plotësojë premtimet e tij të dhëna ndaj demonstrantëve në Iran, se nëse autoritetet vazhdojnë t'i vrasin, SHBA do ta sulmojë Iranin.
Uashington – Një astronaut që kishte nevojë për kujdes mjekësor është larguar nga Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) së bashku me tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit, duke shënuar evakuimin e parë mjekësor në historinë e Agjencisë kombëtare hapësinore amerikane (NASA). Astronautët e NASA-s, Zejna Kardman dhe Majk Finke, astronauti japonez Jui Kimija dhe astronauti rus Oleg Platonov do të kthehen së shpejti. Ishte hera e katërt e Finke në ISS, e dyta për Jui, ndërsa Kardman dhe Platonov ishin në ISS për herë të parë.
Teheran - Gjyqësori iranian ka mohuar raportet se protestuesi Erfan Soltani është dënuar me vdekje, raportuan mediat shtetërore iraniane. Soltani paraprakisht ishte renditur si protestuesi i parë në Iran që mori dënimin më të ashpër që nga fillimi i trazirave aktuale. Familja e tij kishte thënë paraprakishg se u ishte thënë se ekzekutimi ishte shtyrë. Gjyqësori iranian ka njoftuar se Erfan Soltani, 26 vjeç, i cili u arrestua më 10 janar gjatë protestave në Iran, nuk është dënuar me vdekje. Soltani akuzohet për bashkim kundër sigurisë së brendshme të vendit dhe kryerjen e aktiviteteve propagandistike kundër regjimit, por gjyqësori ka sqaruar se dënimi me vdekje nuk zbatohet për akuza të tilla nëse ato konfirmohen nga gjykata. Soltani po mbahet në burgun qendror në Karaj, thuhet në raport.
Bogotë - Presidenti kolumbian Gustavo Petro deklaroi se më 3 shkurt do të takohet me homologun amerikan Donald Tramp. "Do t'i shohim rezultatet e atij takimi, është thelbësor. Dua që kolumbianët në të gjitha pjesët e vendit të mos vuajnë dhe të jenë në gjendje të jetojnë në paqe", theksoi Petro. Trampi, pas një telefonate me Petron javën e kaluar, e paralajmëroi vizitën e presidenti kolumbian në Uashington.
Uashington - Bella Hadid, Pedro Paskal dhe personalitete të tjera të famshme tubuan 5,5 milionë dollarë në koncertin humanitar "Artistët për mbështetje" (Artists For Aid), i mbajtur në teatrin "Fonda" në Los Angjelos, dedikuar për ndihmë njerëzve në Palestinë dhe Sudan. Hadid në rrjetet ociale kumtoi pjeë të atmosferës nga ngjarja dhe i falënderoj të gjithë që kontribuan për suksesin e aksionit humanitar. "Janë tubuar 5,5 milionë dolalrë për ndihmë Sudanin dhe Palestinën. kaluam mbrëmje të mrekullueshme, organizuar nga miku im, Mustafa Ahmed, ndërsa nikoqir ishte miku im shumë i dashur Pedro Paskal, me qëllim që ta ngrisim vetëdijen për dy aksionet urgjente dhe të ndërlidhura mes veti - për popullin e palestinës dhe për popullin e Sudanit", shkroi ajo.
Herning - Me ndeshjet Francë - Çeki dhe Spanjë - Serbi sonte në orën 18:00 fillon Kampionati i 17-të evropian i hendbollit për meshkuj. EHF Euro 2026 do të zgjasë deri më 1 shkurt, kur janë planifikuar ndeshjet për medalje. Nikoqir i tubimit më të madh kontinental të hendbollit këtë vit do të jenë Danimarka, Norvegjia dhe Suedia. Ky është Kampionati i dytë evropian që luhet në tre vende, pas kampionatit në vitin 2020.