• петок, 20 февруари 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/18/2026

Shkup - Politika jonë është e qartë -  financa publike të qëndrueshme dhe standard jetese i mbrojtur. Do të vazhdojmë me disiplinë në të ardhurat, me përgjegjësi në shpenzime dhe me ndjeshmëri ndaj nevojave reale të qytetarëve, porositi sot kryeministri Hristian Mickoski në fjalimin e tij në konferencën vjetore "Formalizimi i ekonomisë joformale: Përmes bashkëpunimit drejt suksesit".  Lufta kundër ekonomisë gri, theksoi kryeministri, nuk është fushatë, por proces, kontrolli i çmimeve nuk është populizëm, por mbrojtje e qytetarëve.

Shkup  - Mund të ndihmojmë që punëdhënësit dhe punëtorët të gjejnë kompromis, por nuk mund të imponojmë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski për kërkesën e sindikatave për rritjen e pagës minimale në 600 euro. Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve tha se Qeveria e inkurajon dialogun dypalësh duke përsëritur se paga minimale do të rritet në pajtim me ligjin.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski pret që inflacioni në muajt e ardhshëm të jetë nën 3 për qind, ndërsa të njëjtën shumë pret edhe për inflacionin vjetor, siç deklaroi sot, në kuadër të projeksioneve.  "Në sektorin ushqimor, vitin e kaluar pati një shportë Krishtlindjesh për janarin dhe e njëjta gjë do të jetë edhe në prill. Vlerësoj se do të lëvizim brenda projeksionit nën 3 për qind për inflacionin vjetor. Në monetin e parë, kur krahasojmë normën, ajo është pak a shumë e njëjtë me atë në rajon, përveç në Serbinë fqinje, ku është 2,2 - 2,3 për qind sepse ata e kanë atë masë me kufizime çmimesh të produkteve. Në momentin e parë që ata e braktisin atë masë, atëherë e gjithë kjo do të stabilizohet, e pamë këtë një vit para se ta zbatonin dhe për këtë arsye vendosëm ta luftonim inflacionin përmes mekanizmave të tjerë. Sa i përket muajve të tjerë, pres që të jetë 3 për qind, tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në lidhje me të dhënat e inflacionit në janar, kur ai ishte 3,2 për qind në bazë vjetore, me një rënie mujore prej 0,7 për qind, por me një rritje në sektorin ushqimor prej 5,2 për qind.

Shkup  - Seanca parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve të opozitës do të fillojë me vonesë prej një ore, përkatësisht në orën 12:35, pasi koordinatori i LSDM-së opozitare, Oliver Spasovski, reagoi ndaj mungesës së ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Spasovski theksoi se nuk është hera e parë që ministri Durmishi nuk merr pjesë në seancën për pyetje të deputetëve dhe se nëse ka detyrime, zëvendësi i tij duhet të marrë pjesë në seancë.

Shkup - Kuvendi sot do të mbajë seancën e 85-të në të cilën pritet të konstatohen dorëheqjet e kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbimeve të Ujit dhe Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale, Marko Bislimovski dhe të anëtares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe konflikt interesi, Cveta Ristova. Në seancë pritet të gjendet edhe zgjedhja e Goce Naumovskit, për gjyqtar të ri kushtetues. Pas miratimit të pikave të rendit të ditës, dy orë do të jenë për pyetjet e opozitës drejtuar kryeministrit dhe ministrave.

Shkup  - Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi mbetet në qëndrimin se paga minimale do të rritet në mars kur do të kryhet harmonizimi i saj me metodologjinë e vërtetuar. Në përgjigje të pyetjes së deputetëve për rritjer të pagës minimale në 600 euro, Durmishi e akuzoi mopozitën se bën marketing politik. "Nuk ka nevojë për marketing politik. Ne nuk jemi kundër rritjes së pagës minimale, por ajo duhet të rritet në bazë të parametrave ekonomikë - prodhimtarisë, fuqisë punëtore....", tha Durmishi duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Jovana Trençevska të LSDM-së.

Tiranë  - Në kuadër të Forumit ministror për Korridorin 8 në Tiranë, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, realizoi takim me ministrin e Mjedisit Jetësor të Republikës së Shqipërisë, Sofjan Jaupaj.  Ministri Hoxha, siç kumtoi kabineti i tij, në takim theksoi rëndësinë e koordinimit të përbashkët në mbrojtjen e zonave ndërkufitare dhe në zbatimin e standardeve evropiane për ruajtjen e biodiversitetit dhe përballimin e sfidave klimatike. Ai nënvizoi se bashkëpunimi rajonal është kyç për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe për përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të rajonit.

 Shkup  - Në koordinim me të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Ballkani Perëndimor, tashmë kohë të hjatë jemi organizuar për të ushtruar presion mbi Brukselin që të ndryshojë masat që prekin transportuesit. Më në fund, më 11 shkurt, u paraqitën rreth 50 propozime, por ende nuk ka mirëkuptim nga vendet anëtare, por kjo nuk do të thotë se puna ka mbaruar, deklaroi sot zëvendësministri i Punëve të Jashtme Zoran Dimitrievski.

Shtip - Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, sot nga Shtipi paralajmëroi se janë të mundshme ndryshime, gjegjësisht ndryshime ligjore me të cilat rregullojnë punën e influenserëve, ndërsa për të cilat Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) ka miratuar edhe një Rregullore.

Shkup - Gjykata Themelore Penale Shkup informon se seanca e nesërme për rastin "Puls" anulohet për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të të pandehurit Grozdan Millkoski, pronar i objektit, i cili ndodhet në mjekim spitalor në Spitalin e përgjithshëm në Koçan. Gjykata Penale njofton se janë të njoftuar të gjithë pjesëmarrësit për anulimin e nesërm. Termini i ardhshëm është 25 shkurt, ndërsa gjykimi ndodhet në procedurë dëshmuese me nxjerrjen e dëshmive nga ana e Prokurorisë. 

Shkup  - Aktivitetet momentale dhe hapat e ardhshëm për zhvillimin e infrastrukturës së gazit në vend, kanë qenë temë e diskutimit në takimin e sotëm të punës midis ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska dhe Drejtorit ekzekutiv të NOMAGAS-it SHA Shkup, Nedim Rama.

Shtip  - Universiteti "Goce Dellçev" (UGD) - Shtip është nikoqir i një punëtorie tre-ditore projektit "Aleanca evropiane e universiteteve ACE 2 EU", ku janë mbledhur studiues nga të gjithë nëntë universitete anëtare të Aleancës. Në hapjen solemne të sotme morën pjesë ministri për Tranformim Digjital, Stefan Andonovski, rektori i UGD- Shtip, Dejan Mirakovski, dhe kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov. 

Dibër  - Myftinia e Dibrës me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili fillon nesër, më 19 shkurt, të gjithë besimtarëve myslimanë në rajonin e Dibrës dhe më gjerë u uron agjërim të pranuar dhe të bekuar. "Të dashur besimtarë! Për shumë vite na qoftë muaji i bekuar i Ramazanit, një muaj durimi, lutjeje, bujarie dhe vlerash njerëzore, një kohë kur besimtarët ftohen të zgjojnë ndjenjat e mira, të forcojnë shpresën dhe t'i përkushtohen lutjes, si kolektivisht ashtu edhe individualisht", qëndron në publikimin. 

Shkup  - Nesër, gjatë natës, dhe të premten, nën ndikimin e një vale të re të lagësht, do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu, në zonat më të larta shi dhe borë, ndërsa në malet reshje bore. Reshjet do të jenë më të bollshme në pjesët perëndimore (deri në 25 litra për metër katror), ndërsa lokalisht do të ketë kushte për bubullima", kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Gjatë fundjavës, moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i ftohtë me erëra të moderuara deri të forta veriore. Nga e hëna do të mbizotërojë mot me diell me rritje të temperaturave të ditës.

Tiranë - Tirana sot është nikoqir i takimit ministror dhe Forumit ekonomik për Korridorin 8-të, një projekt infrastrukturor që lidh Adriatikun me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke u shtrirë deri në Itali dhe Rumani. Korridori 8 i Transportit Panevropian është një komponent kyç i Rrjetit transevropian të transportit (TEN-T). "Korridori 8 nuk është vetëm një investim. Është një domosdoshmëri strategjike", tha ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali në hapjen e takimit.

 Ankara - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan,  deklaroi sot se ishte i kënaqur me hapat e ndërmarra nga Siria fqinje për të integruar Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët në strukturat shtetërore pas një armëpushimi të mbështetur nga ShBA-ja të arritur në fund të janarit, dhe theksoi se Ankaraja mbështet implementimin e marrëveshjes dhe ofron udhëzime për zbatimin e saj.

Gjenevë , 18 shkurt 2026 (MIA) - Bisedimet paqësore midis Rusisë dhe Ukrainës në Gjenevë u ndërprenë papritur vetëm dy orë pasi Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e akuzoi Rusinë se qëllimisht po i vonon.  Takimi i delegacioneve përfundoi rreth orës 10:45 sipas kohës së Evropës Qendrore dhe nuk do të vazhdojë sot, tha një burim për nje media ruse. Delegacioni rus u largua nga hoteli në Gjenevë, ku po zhvilloheshin bisedimet me SHBA-në dhe Ukrainën. 

Londër  - Kryeministri britanik Kir Starmer në një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Tramp e përsëriti mbështetjen e tij për planin e tij paqësor për Gazën, transmeton DPA.  Biseda vjen në një kohë kur ministrja e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Ivet Kuper duhet të mbledhë përfaqësuesit palestinezë dhe izraelitë në një përpjekje për të bërë përparim në planin paqësor të liderit amerikan për Gazën.

Kiev  - Presidenti ukrainas, Vollodmir Zelenski sot deklaroi se negociatat trilaterale në Gjenevë mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë kanë qenë të vështira, por se palët janë pajtuar të vazhdojnë me bisedat. "Shohim se është arritur përparim, por tani për tani pozitat dallojnë, pasi negociatat ishin të vështira", deklaroi Zelenski, njoftoi "Ukrinform".

 Pekin  - Një shpërthim në një dyqan fishekzjarrësh në provincën Hubei të Kinës sot mori jetën 12 personave, raportuan mediat shtetërore, incidenti i dytë i tillë gjatë festimeve të Vitit të Ri kinez.  Shërbimet për raste urgjente shuan zjarrin në dyqanin e fishekzjarrëve në qytetin Sjangjang dhe shkaku i shpërthimit është aktualisht nën hetim, raportuan mediat kineze. Fishekzjarrët përdoren gjerësisht gjatë festimeve të Vitit të Ri Hënor në Kinë, por përdorimi i tyre është shpesh shkaku i aksidenteve të shumta.

 

Остани поврзан